Ilir Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, drejtuesit e PD që ka tani demokratët nuk i duan

2 Dhjetor 2025, 08:53Politika TEMA
Ilir Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, drejtuesit e PD

Një ndër njerëzit të PD më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka folur hapur për situatën brenda PD, ku sipas tij, është vendosur një distancë e thellë midis lidershipit dhe bazës së partisë. 

I ftuar në emisionin “Studio 24” në News24, Alimehmeti tha se që prej zgjedhjeve të 11 majit, nuk ka pasur takime në bazë dhe këtë shqetësim ia ka ngritur dhe kreut të PD, Sali Berisha i cili ka lajmëruar nisjen e takimeve me bazën, këtë të martë.

“Berisha duhet të vendosë më shumë kontakt me strukturat, sepse ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë. 

Kur shkon ai në bazë e merr më të plotë, por ka njerëz që nuk ja thonë të vërtetat e plota. Gjithë kjo shtresa midis kryetarit dhe pjesës tjetër nuk funksionon”, – tha Ilir Alimehmeti.

Por Alimehmeti tha se shumë të deleguar të PD në qarqe dhe delegatë nuk arrijnë të mbledhin njerëzit.

“Shumë mirë që zbret në strukturat, dhe unë personalisht këtë i kam thënë, që duhet zbritur. 

Pse nuk e bëjnë të deleguarit e tij në qarqe, por e bën ai? Ai ndoshta zbret, por ata të tjerët nuk e di nëse i presin. Ndaj detyrohet ta bëjë kryetari i partisë” – tha Alimehmeti.

“Unë kam thënë se ka një distancë shumë të madhe midis drejtuesve të PD dhe bazës. Ka një largim, këta dhe këta janë në linja komplet të ndryshme. 

Njerëzit brenda PD, drejtimi dhe baza janë shumë larg. Shumë mirë që Berisha do të shkojë të takojë strukturat” – tha ai.

Alimehmeti deklaroi se nëse PD nuk garanton zbatimin e 3 parimeve me të cilat bashkoi opozitën e përçarë, nuk mund të jetë alternativë qeverisëse.

“Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje. Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit.

Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive. 

Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse”, – tha Alimehmeti. 

17 Komente

  1. S
    Stop ABUZUESVE ME KOHEN

    Ilir shehi alimahmuti me porosi te salise po ben gjoja se eshte kunder salise qe salia ti jape post ne PD, ta kooptoje ali mohamutin. Dhe ky skenar o sali tu dhje ne dore. Si shkelzen e si alimos-hamut njelloj jane per Shqiperine! Njeri mut tjetri kak. PD duhet ta marre pikerisht ai qe ti urren apo ke frike me shume. Por denimi do te te jepet i drejte, proporcionsl me bemat e gjemat e tua ne emer gjoja te demokracise e veriut te shtypur ne 60 vite. Nuk mund te abuzosh me me urrejtjen apo pakenaqesine e veriut ndaj jugut per 50 vitet komunizem. Ti thjeshte diskretitove e preve ne bese veriun.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dallkauku

      Ke te drejte Ilir. Edhe Mehmeti me Kadriun nuk ja tregonin te gjitha shokut Enver, prandaj e hengren

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        mbaj mend kur u liruan disa te burgosur nga 1982, ishin maje nje Zisi neper Tirane dhe therrisnin: Rrofte Partia, Rrofte Enveri, se Mehmeti desh na theri.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Ladi

        Të kripça mendtë, o zog gamori. Kështu si ti thoshte edhe babai yt biologjik për qoftëlargun Enver. Mirë se nuk ia thonë të partisë, po vajza, djali, dhëndri nuk i thonë gjë babait tënd shpirtëror?

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alimohamuti

          Shokun Enver nuk e informojne thote ky alimohamuti! Trap do vdese ky.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Barbys

            Pikerisht.uji del i kulluar ne burim pot turbullohet rruges. Keshtu thonin per Enverin. Eshte cinike qe i ridegjojme kto vargje nga medemek brezi i moderuar i nje partie anti komuniste. Historia perseritet dy here ,njehere si tragjedi dhe heren tjeter si komedi.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ana

              Uji ne burim eshte i paster thote alimuti, por ndotet rruges. Jo more lypsar, qe ne burim uji eshte i ndotur se del nga shpellari sali.

              Përgjigjjuni
              1. d
                dori

                Profesor Alibaba juve Sali non grata ju q* në bythë të gjithëve vemje.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Forster

                  O pinjoll i Sali-Berishes ,po kur e do populli ,plakun-Mere,pse nuk e vuri emrin ,ne listat e hapura dhe ta provonte sa i vlen lekura ,por fshihen ,pas fustanit te grave ky edhe dallaverexhiu Edvin te cilet hiqen si shpetimtare te kombit ,por ne realitet jane ,"vrases dhe tradhetare".Bejne pazare naten dhe te qajne diten.Ali-Mehmeti populli ju njef me dhem e dhemballe ,se ju i jeni futur politikes per te vjdhur dhe jo per te rregulluar ate vend .Sa perqind e popullsise u dualen ne votime ,beni nji analize dhe beni vendim qe k/Partise,te zgjithet nga masa dhe jo nga ai i forti ,kryetari mbas zgjedhjeve te mos kete te drejten e te zgjedhurit k/minister por ky dhe prsidenti te zgjidhen nga populli qe ju digjet bytha ku per veten tuaj i rrietet rrogat nga 1200euro ne 5000euro ne muaj dietave dhe per popullin pensionist 2ero ne muaj ky eshte dallimi qe populli nuk ju do o injorant.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sula

                    Me nxori mallin e Pal Vatës !

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koli

                      Z. Ilir! Kjo eshte deklarate per te mbrojtur Sal Berishen. Perdorej ne kohen e diktatures nga komunistet per te ruajtur, justifikuar dhe mbrojtur E. Hoxhen. Dhe keto taktika bene qe ai te qendronte ne krye te Partise dhe Vendit 45 vjet. Nja 5 vjet I perfitoi edhe sh Ramiz. Nese ti done kete atehere ta gezoni z.Sali R. Nongraten derisa sa ai te jetoj. Ti ke per te pare hajer. Sepse e paske mesue mire rolin e servilit dhe te rrufjanit. Jo mer rrufjan Sala e dine mjafte mire dhe eshte I informuar edhe per banalitete qe nuk vjen ne pushtet me. Nuk luhet ne kete menyre. Ti kerkon te godasesh Mulon N. apo Allbonen. Sepse ti e di mire qe keta dhe ca te tjere nuk kane mend e llogjik se cfare te informed apo deformojne. Jo vetem qytetaret por edhe militantet e PD, e kuptojne qe ti kerkon ngrihu prifte te ulet hoxha. Jo mer zotni e keqja e PD eshte ai Hallexhiu nongrata.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Velo

                        Iliri hallve e e ftohte. Njeri trashe.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Partia ish demokratike

                          Keta te gjithe bashke do te perfundojne sa partia e Hysni Milloshit.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lëroi

                            Është si shoku Enver që nuk ka faji se nuk i di të gjitha se nuk ia thonë servilët , o të shpëlaftë panukulla kështu thoshim në kohën e qoftë largut ai nul di gjë Usht

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nul moka

                              Nuk ja thonë të gjitha shokut Enver. Thoshin dikur disa bythllëpirësa të diktatorit, siç thotë ky trapi sot për kriminelin non grata.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirons skuth

                                Po ca ke bo ti me carac qe pretendon me ksp drejtimin e PD~se? Ti 3 vjet je anetar! Ka njerez me kontribute aty!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pun hajdutesh

                                  Na rrofshi leshin ne radhe te pare HAJDUTET E PD se kanë 12vjet qe nuk hane dhe nuk kanë pushtet, jo se janë me te mirë PS-JA, ATA KANE KAŔIKUAR HAJDUTET

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje