Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një komunikim me mediat nga Kryesia e Kuvendit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.
Balla u shpreh se është në një linjë me kryeministrin për faktin se gjykata nuk mund të pezullojë një ministre.
“Kuvendi i Shqipërisë është autoriteti i vetëm që bën ligjin në Shqipëri, s’ka autoritet tjetër, mos krijoni lidhje që nuk ekzistojnë. Kuvendi i di detyrat e veta që ka në kudër të këtij procesi. Përmbushja e detyrave të shtëpisë nga Shqipërisë për BE lidhet me legjislacionin. E kam ndjekur këtë gjë në Kroaci në 2009-ën. Nuk po shpikim diçka, por janë disa detyra që duhet t’i bëjë vendi ynë.
Janë gjëra që duhet të bëhen me opozitën. SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Sa i përket rastit në fjalë, kryeministri ka qenë i qartë. Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri. Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103.
Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha ai.
bej kujdes se marashi logi i berrishe ka mendim tjeter. marashi merr vesh nga drejtesia sa nje punetor ndertimi nga gjikonologjia, i shkreti marrash vdes per berrishen, te na rruaj marrashi, te na rruaj edhe gjokutaj dashnori alabana vokshi te cilen e uroi per ditelindjen e 77-te
Laj thaj, ps-ja eshte katandisur te loze me nipin e haxhiqamilit, ne gjithe sektoret e fushes, me trainer ajetollahun surrelas.
Bythqirat e rilindjes.rropt ku ti keni ,gjykata anashkaloi kuvendin se e di cfare rrobqirash jeni,do beni sic bete me xhacken ,qe ju drejtuat venecias ,dhe anashkaluat kushteteusen .mos te me keqkuptoj ndokush ,pd-ne ta shikoj ne hell dhe s me vin keq
Bravo ????