Bamir Topi: Berisha ndiqet vetëm nga ata që ëndërrojnë karrigen e radhës të deputetit

8 Janar 2025, 10:57Politika TEMA
Bamir Topi: Berisha ndiqet vetëm nga ata që ëndërrojnë

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi protestën e thirrur nga Sali Berisha para SPAK. Topi tha se ai dhe Berisha janë ndarë përfundimisht në janarin e vitit 2011 dhe se që prej asaj kohe, rrugët e tyre politike janë krejtësisht të ndryshme.

Besnikët që ndjekin Berishën edhe në protestat para SPAK, i quan një “administratë politike të PD”, që ka synime të ngushta personale dhe që është e fokusuar vetëm te përfitimet e radhës.

Sipas tij, Berisha ndiqet vetëm nga ata që ëndërrojnë karrigen e radhës dhe se të gjithë janë në luftë të brendshme për të siguruar vend të sigurt në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Si është sjellja e zotit Berisha është çështje e tij, nëse unë do isha me të njëjtën kulturë politike do ishim bashkë por jemi ndarë në mënyrë defintive në janarin e 2011. I thonë 14 vite dhe jam shumë larg për tu futur në përcaktimin e identikitit aktual.

Nuk jam as në oborrin e tyre, unë jam një ish-president, politikan dhe bëj trajtime më serioze të natyrës politike.  Si e ka sjelljen politike është pjesë e tij. Skam asnjë lloj komenti, këto çështje janë te drejtësia, unë në mënyrë të vazhdueshme kam mbështetur institucionet e drejtësisë.

Problemi është që vërtetë një akt politik nuk vlerësohet thjesht nga numrat, por patjetër që duhen parë dhe numrat. Ka një numër konsistent që është pjesë e ‘administratës politike’ në PD.

Janë ata që ëndërrojnë karrigen e radhës, në një garë të brendshme se kush e kush do tërheqë vëmendjen e liderët që përpilon listën e kandidatëve për deputet. Në rast se themi se jemi në prag të zgjedhjeve, për mua ka një prognozë të qartë, janë besnikë, apo dashamirës, por janë shumë pak”, tha Topi në Report Tv.  

3 Komente

  1. T
    Tironsi vjeter

    Rri rehat o Bamke , pi raki me fergese e hurdhera dhe mos u merr me me keto punet e politikes . Ende je ne moshen e adoleshences si politikan . Politika eshte per ujqerit , jo per lepujt .

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali krimineli opozite. kriminale

      po kush ju jep. vote. ketyre. lytyrave. te sales. keta jane. te gjith. per ne kazan. plerash

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa bukur kercejne keta nga bleaja

        Kercejne derrat e saliut, kercejne nga belaja, kercejne para shfarosjes politike. Nuk e kane keq, gezojne se aq kane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje