"Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin"

8 Janar 2025, 10:24Politika TEMA
"Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin"

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më e ashpër.

Këtë të martë, për afro 3 orë ish-presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK në lidhje me një nga dosjet e dyshuara korruptive që rëndon ndaj tij, ajo e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, një ditë më parë Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, duke folur për Vizion Plus, thotë se Berisha nuk e ka luftën me kryeministrin, por me Altin Dumanin.

Berisha nisi të paraqitet në SPAK i detyruar me urdhrin e Gjykatës Speciale. Çfarë ndryshoi nga një vit më parë me Berishën? A ke një opinion për këtë çështje?

Nëse Z.Berisha do t’i ishte bindur vendimit të gjykatës, nuk do të kishte kaluar një kalvar vuajtjesh, një arrest shtëpie… ku qindra qytetarë kanë qëndruar çdo ditë duke protestuar. Kjo dëmtoi më shumë Z.Berishën sesa dikë tjetër. Edhe vajtja e Z.Berishës në SPAK me protesta, fjalime, reflekton pikërisht këtë mentalitet, përpjekjen që Z.Berisha bën për të maskuar humbjen përballë SPAK-ut, dështimin përballë institucioneve të drejtësisë. Ai përpiqet ta shesë këtë si fitore. Janë përpjekje për të mashtruar krizën dhe nënshtrimin përballë SPAK-ut, duke e shitur si superioritet. Në çdo vend normal të botës, Z.Berisha i duhet të bënte betejën ligjore, siç i takon çdo politikani serioz, por në Shqipëri nuk ndodh kjo.

Berisha është angazhuar që në PD do të zhvillohen zgjedhjet primare, a duhet të presim deri në 11 mars, pra dy muaj para 11 majit, që ky proces të përfundojë?

Nuk duket se do të ketë primare në PD. Shoh një rreshtim të mbështetësve të Z.Berishës në krah të tij, kundër SPAK. Një vit më parë, kur grupi i Bardhit tha se nuk jemi kundër SPAK-ut, por jemi të bashkuar në diversitet, sot shohim që koloriti ka marrë të vetën, ngjyra që njeh vetëm Berisha. Është prishur diversiteti dhe ansambli është kthyer në monolog, recitojnë të njëjtin monolog kundër SPAK-ut. Berisha po përpiqet të kapë aq vota sa i lejojnë për të pasur ekskluzivitetin e opozitës, për ta përdorur si instrument mbrojtjeje ndaj SPAK-ut. Lufta e Berishës nuk është me Ramën, por me Dumanin.

Meta u paraqit për të marrë në pyetje para prokurorëve të Speciales. Çfarë shënohet nga kjo ngjarje që nuk kaloi pa u vënë re nga opinioni publik?

Z.Meta dhe shumë të tjerë duhet të kishin dhënë llogari me kohë për atë që kanë bërë kur kanë qenë në qeveri. Z. Meta, ashtu si dhe Z.Berisha, ndjellin të njëjtën politikë, krekosje, duke u shprehur ”unë shkoj atje të marr në pyetje prokurorët”, çka shkon deri në qesharake. Nuk është aspak serioze për persona që e kanë drejtuar këtë shtet. Serioze është fakti që ata për herë të parë po hetohen dhe po japin llogari, çka hap shpresën se në këtë vend do të vihet drejtësia.

3 Komente

  1. K
    Kjo dihet tashme per dyshen pederaste haRom sb

    dyshja e pederave luftojn Drejtesine .haRrami shkofsh ne pajdh te kurves se shpelles .ky bashkpunim ,nge shume -?????????????- ne zhvillimet Politike kto 12-vitet e haRramsit ne Pushtet,,qe nga Paktet e fshehta me Greket per Kufirin Detare ,ke Burgosja paFakte e Tahirit ,derii ke inskenimi -Loja e haRromsit me realizu Politiken Greke ne Himare ,per te bere Deputet Antishqiptarin bejleri-nji bashkpunim i ngushte brrisha - Rama , qe vetem idiotet dhe qorrat s'e kuptojne . Ky ishte haRramsi PS qe u shit ne Opinion si anti birrish e anti mutaj, per me marr votat e Socialiste nderkoh qe haRromsi ka qen qysh ne Fillim nji pjestar i Bandes Antishqiptare ( PD - LSI ) dhe gjith kto 12-vjet flasin qarte se haRromsi diten leshonte batuta ,kunder sb mutaj- naten shtrihej ne Krevatin ku benin Treshe

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisniku i Freskut

      Lufta e Berishes kunder Dumanit po behet me aleatin e tij te ngushte kryeministrin (ose Mbretin e pashpallur te Shqiperise), Edi Ramen. Ne fund te vitit, sic parashikojne meteopolitiqenet, Dumani dorezon celesat.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tankisti

        Si fut usa njerzut e vete o shoku, kurse kete serbin do ja shqep bythen, do e fus ne burg me bebelino sipinoceti

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje