"Do e lënë Ramën sa t’i ketë dhënë ymer Zoti" - Bamir Topi: Ju tregoj diagnozën e Partisë Demokratike

24 Shtator 2024, 09:49Politika TEMA
"Do e lënë Ramën sa t’i ketë dhënë ymer

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për “sëmundjen” nga e cila vuan Partia Demokratike.

Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV, Topi tha se PD vuan nga agonia politike.

-Zoti Topi, çfarë diagnioze ka Partia Demokratike?


Topi: Absolutisht është në agoni politike.


-Ata nuk e pranojnë këtë…


Topi: Pse çfarë kanë pranuar ndonjëherë ata?


-Ata thonë që fajin e ka Edi Rama.


Topi: Po të ecim me këtë lloj teorie do e lënë Edi Ramën sa t’i ketë dhënë ymër Zoti.

Ai foli për qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në këto 12 vite. Zoti Topi vlerësoi Ramën në lidhje me masat që qeveria e tij caktoi për ndërtimet pa leje, por kritikoi mos mbështetjen e duhur ndaj bujqësisë në vend.

“Partia Socialiste ka dritëhije të forta. Ka më pak dritë dhe më shumë hije.

Ajo që vlerësoj nga qeverisja e Edi Ramës në këto 12 vite është administrimi i territorit. Krahasuar me Shqipërinë në vitet ’90, ndërtimet vend e pa vend, duke i dhunuar pronën tjetrit, duke grabitur. Shihet ndryshimi esencial që ka bërë në këtë pjesë, Rama. Nuk duhet harruar se në ato vite, t’i zgjoheshe në mëngjes dhe dikush po të ngrinte një kolonë. Edhe në rast konflikti, triumfonte më i forti.

Tani ka një rregull që duhet vlerësuar.

Por lidhur me vizionin për zhvillimin e territorit, këtu ka sërish probleme. Nuk shoh asgjë tjetër për ta vlerësuar qeverisjen e Ramës. Dua të përmend këtu edhe historinë e pronës. Shumë qytetarë qajnë ende hallin që nuk kanë në dorë një dokumentacion të rregullt për pronën e tyre. Të krijohet bindja që këtë proces nuk duan ta realizojnë.

Ende ka probleme të jashtëzakonshme që duhet të kishin mbaruar me kohë. Çështja e pronës nuk është vetëm kushtetuese, por edhe çështje e fortë politike. Këtu bëhet diferenca mes forcave politike. Çdo qeveri duhet të përcaktojë prioritetet që ka një vend, kjo ka munguar ndër vite. Prioritetet deklarohen, pastaj zhvillohen dhe zbatohen.

Naim Frashëri shumë mirë mund të thoshte: “Bujqësi dhe bagëti; por jo tha: Bagëti dhe bujqësi”.

Ka qenë një njeri që e dinte mirë se tradita e këtij vendi fillonte nga blegtoria. Një vend që ka pasur një numër të konsiderueshëm të krerëve, kanë qenë 3 milionë bagëti të imëta. 700 mijë gjethë nëpër ferma. Sot, mungojnë statistikat e besueshme, për të kuptuar sa kanë ngelur. Sot numri i bagëtive ka rënë, për shkak të pamundësisë për t’i mbajtur dhe emigracioni, njerëzit po ikin.

Nuk duhet të mbështetemi vetëm tek turizmi. Por edhe në këtë drejtim, mund të shfrytëzojmë blegtorinë, që vizitorët të shijojnë ushqimet vendase dhe bujqit të shesin prodhimet e tyre”, tha Topi.

10 Komente

  1. G
    Gazetari

    Po ti more Tope pse nuk e nxorre PD nga agonia politike? Sikur formove edhe nje parti te re gjasme? Lexhenda eshe non-grata, por ti je nje nul...prandaj mos dil e fol mbrockulla.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salehu

      Po ku te lonte shtriga plake o qorrat e Saliut! Te linte sekretari i partise se spitaleve te ngrije koke? Kaq te trashe jeni?

      Përgjigjjuni
    2. T
      Toni

      Po ti o Top e kishe aleat...po ti cben? Ku je?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi i Vjetër

        Topi, si politikan, gjithnjë ka qënë jashtë kohës. Ai nuk merr vesh fare nga politika. Tani që nuk është më në politkë, do të bënte punën më të mirë nëse, nuk do të merrej me politkë. T'i mbush mendjen edhe atij Dash (Pijanecit) Shehut që të shporret nga politka.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi

          A te dhjefsha Topin...nje nder njerezit qe ka perfituar me shume duke dhene pak ose aspak...Po dil fito ti o Topo, apo ste pjerdh njeri

          Përgjigjjuni
          1. v
            venaliu

            po vetem keto dy gjera te kane bere pershtypje pra prona sepse je ish pronar e ke perfituar ca ke dasht dhe tjetera blektoria se je veteriner pra qymyrxhiu per qymyrin do flasi, aman o aman gjiza gjize ngelet njeri qe nuk te ngjall asnje emocion pffff

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bujkrobi

              Kot nuk e merr konsulent kete Topen , ai i gjati . Nuk qenka fare bosh , paska ca idera sidomos per bagetine e bujqesine .

              Përgjigjjuni
              1. z
                zeri i arsyes

                Ore, se na cmendet. A jemi ne kapitalizem qe ne 1991? Inicitiva private ne blegtori ku eshte? Pse pret vetem nga shteti? Kush i pengon fshataret te mbajne dele e lope? Nese u duhet kapital, te shkojne ne banke te marrin kredi. Tokat e pronareve i kane marre pa paguar nje qindarke, ti vene tokat kolateral, e te marrin kredi. Te blejnte dele e lope, te paguajne veterinerin, etj, etj, dhe qumeshtin e mishin ta shesin tek agrobizneset a kudo qe te gjejne treg, Mund te dalin me fitim e te behen milionere, por dhe mund te falimentojne. Ky eshte sistemi per te cilin luftuam ne 91. Kapitalizmi do b@the te forta, do punosh, investosh por dhe do rrezikosh te falimentosh. Tregu i lire, iniciativa e lire, prona private, kapitali privat, ky eshte kapitalizmi.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Melyshi

                  Dignoza jote Bamke Qylollari eshte se ti moe Ederpsez je budallai i madh kete shih ore mjeran.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal Melyshi

                    Dignoza jote Bamke Qylollari eshte se ti moe Ederpsez je budallai i madh kete shih ore mjeran.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje