Ish-kryeministri Sali Berisha do të njihet zyrtarisht të mërkurën me përfundimin e hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ish-kryeministrit në 11 shtator iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, ndërsa SPAK ka njoftuar edhe Jamarbër Malltezin për tu njohur të mërkurën me aktet e dosjes dhe mbylljen e hetimeve.
Ibsen Elezi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News nënvizoi se ish-kryeministri Berisha ka shkelur Kushtetutën dhe se sipas tij, nuk pranon rivalë brenda PD-së.
“Një pjesë e mirë e njerëzve në PD duke mos e njohur rrugën e përballjes mendonin se do ta mundnin zotin Berisha duke marrë vulën, por një gjë e tillë nuk funksionon. Berisha nuk mund të krijonte një kulturë të re brenda partisë”, tha ai.
Më tej Elezi u ndal tek situata në Partinë Demokratike, pasi prezantimi i Agron Gjekmarkajt, si drejtues Politik i Lezhës, u përball me refuzim nga demokratët e degës së Lezhës.
“Ky është mekanizmi. Dhe kur ballafaqimi shkon ballë për ballë edhe reagimi do të jetë i ashpër. Por mos reagimet në kohë për shkeljet që kanë ndodhur, këtu do ta çonin situatën.
Nuk shtrohet problemi për konsum, por për diskreditim politik. Një ndër kërkesat e forta që kam pasur ka qenë “prerja e duarve” e të gjithë atyre që kanë vjedhur vota.
Këto janë në një “amulli” dhe besoj se këtë herë i gjithë elektorati i djathtë do të marrë një shuplakë të fortë nga demokratët”, tha më tej Elezi.
Per siuaten e rende ku ndodhet foltorja e vicidolit pas zbulimit te madh nga ana e SPAK ut se perbindeshi i vicidolit eshte nje sheik taliban i kamufluar qe ja kalon nga pasuria dhe Sulltanit te Bruneit dhe menaxher te pasurise se tij ka bin laden al abi malltezi supermafiozi me ze gruaje dhe republike ne koke qe u be milioner me 35 milion euro brenda dites me firmen e Hu xhintaos 80 vjecar, imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute, prifti pastor i foltores se vicidolit Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra.