REPLIKAT/ "Kam 4 vite që drejtoj Komisionin e Ekonomisë dhe nuk ke ardhur një herë", Shalsi përplaset me Shehaj: Ke kaq vitesh merr rrogën si deputet dhe nuk paraqitesh

23 Shtator 2024, 22:14Politika TEMA
REPLIKAT/ "Kam 4 vite që drejtoj Komisionin e Ekonomisë dhe nuk

Deputetët Eduard Shalsi dhe Agron Shehaj u përplasën në '5 Pyetjet me Babaramon' teksa po flisnim për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë.

Shalsi thotë se Shehaj nuk vjen një herë në parlament dhe flet me kompetencë në studio televizive. 

REPLIKAT:

Shalsi: Zotëria është turist në parlament,. Ne nuk paguhemi për të qarë. Nëse sheh diçka që nuk shkon, të ndërmarri veprime, ka propozime, ka dëgjesë. Ka kaq vite deputet merr rrogën dhe nuk paraqitet në komisione. Ka kaq vite dhe tani e dëgjojmë që bën partinë.

Shehaj: Kanë përdorur kompanitë off shore. Kanë bërë tendera. Janë kompani të huaja, që nuk njihen. Për një nga PPP-të pronarët i kanë mbajtur të fshehur nuk dihet.

Shalsi: Çfarë propozimesh kanë bërë për të adresuar çështjet e kompanive? Çfarë aksionesh ke marrë? Tregoji. A je deputet?

Shehaj: Lekët që duhet të shkojnë tek ilaçet ku shkojnë?

Shalsi: Po gjeje më. Mund të kenë shkuar tek llogaritë e tu. A je deputet apo nuk je? Hiq dorëheqjen dhe bëhu gazetar.

Kam 4 vite që kryesoj Komisionin e Ekonomisë, dhe nuk ke ardhur një herë. Ke ardhur dy herë.

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    "nuk ke ardhur nje here, ke ardhur dy here... hiq doreheqjen dhe behu... " ore a mund t'a perktheni kete dialog per ne qe s'jemi deputete?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kenji

      Po Agroni rrogën nuk e fut në xhep. Mbajmë mend se ua jep disa jetimeve! Po ju Shalsi dini gjë se ku shkojnë paratë e marrëveshjeve off-shore? Sikur nuk the gjë pse nuk ka barna për të sëmurët me tumore tek onkologjiku?! Apo edhe për këtë nuk dini gjë?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plaku nga Vlora .

        Perendia para se te te marre mall e gjene te merr mente , thote nje fjale e urte popullore . Keshtu po ndodhe dhe per kete lepurushin e vogel , qe Saliu me Lulin ja bene prshqesh Partise Demokratike duke e sjelle si gjak te ri nga emigrimi . Biznesin e ka ne vije , tani do nje parti qe ta mbeshtese njelloj sic po ndodh me Sali non graten .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Po ky kryebudalla I parlamentit , ky kokeqypi shalesi , nuk ben dot llogarite ne shtepine e vet e jo me te drejtoje komisionin e ekonomise??!! Ky trugomar duhet percent nga parlamenti dhe te dergohet ne malet e shengjergjit te mbledh mizat se bletet I kane ikur me kohe ketij torollaku. Po ku I gjen o rame keto hunj gardhi, apo ashtu I do gomari drute.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje