Spiropali takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe thumbon ministrin e tij: Vendet tona meritojnë anëtarësimin në BE

23 Shtator 2024, 20:41Politika TEMA
Spiropali takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe thumbon

Në vijim të vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryeparlamentarja Elisa Spiropali u takua me kreun e qeverisë në Shkup, Hristijan Mickoski, ku theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zyra e shtypit e Parlamentit, në një njoftim për mediat, ndau detaje nga takimi.

Sipas njoftimit, Spiropali duke biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi vullnetin e Shqipërisë për avancimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në nxitjen e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

“Shqipëria gëzohet për çdo arritje të RMV drejt anëtarësimit në BE-së dhe si partnere në NATO.

Të dy vendet tona do të vijojnë të bashkëpunojmë për thellimin e reformave demokratizuese dhe integruese, përafrimin e legjislacionit dhe të politikave me standardet e BE-së si edhe perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë anëtarësimin në BE.

Të ruhet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe gjuha shqipe; Vendet tona gjenden në zemër të Korridorit VIII, një projekt strategjik dhe një mekanizëm bashkëpunimi, integrimi e sigurie në rajon e më gjerë dhe ne duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh˝, u shpreh Spiropali gjatë takimit me kryeministrin Mickoski.

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë dhe progresin drejt integrimit europian dhe u shpreh se të dy vendet tona e kanë merituar prej kohësh anëtarësimin në BE.

Nuk duhet të ngrihen pengesa artificiale në këtë proces sepse arritjet tona drejt standardeve europiane janë të dukshme dhe të prekshme.

5 Komente

  1. K
    KERKOJME HAKUN, JO MESHIRË.

    Ndonjë llaf per pensionet , ke ti moj çupë? Mamaja dhe babai me ndihmen tende pleqerojne ? E do bekimin e pleqve apo jo ?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne Shqiperi ka edhe maqedonas.....

      Nga sa lexova me te drejte Elisa Spirollari ngriti probleme per shqiptaret ne Maqedoni, por me vjen keq qe Kristian Mickoski qe perfaqeson nje parti puro kombetare nuk ngiti as nje problem per maqedonasit qe jetojne ne Shqiperi. Ne Maqedoni Shqiptaret i gjejne te punesuar ne te gjithe administaten nga punonjes te tjeshte deri ne nivel ministrash. C'fare kerkojne maqedonasit ne Shqiperi? Se pari kerkojne qe ti hapet dera dhe te degjohen per problemet qe kane. Te shkosh ne ndonje zyre te Shqipareve po nuk pate rekomandim miku nuk te pret e nuk te degjon njeri per hallet qe ke. Njerezit tane maqedonas kane halle nga me te ndryshme dhe duke u gjendur ne Shqiperi kerkojme qe keto halle te zgjidhen me drejtesi e te degjohemi mbasi nuk kemi njerez per ndermjetesime. Shqiptaret e kane ne gen nderhyrjen dhe i zgjidhin hallet me mire se ne.Ata mbahen njeri me tjetrin dhe nuk na vjen kure radha ne per ndonje punesim a per ndonje zgjidhje te halleve tona qe jane te shumta. Se dyti, si maqedonas nuk kerkojme perfaqesim ne Strukturat e shtetit ne nivele te larta edhe pse ne gjirin tone kemi mjaft te shkolluar ketu e jashte dhe nuk e gjejne veten se nuk perkrahen . Sot ne Tirane nuk e takon kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj per te qare problemet e pasovave te termetit(Ky eshte fakt konkret dhe disponojme letrat e derguara ndaj tij qe vertetohen nga Posta). I ben kerkesa nuk te kthen pergjigje. I shkruan k/ryeministrit edhe ky nuk te kthen pergjigjigje. Konkluzioni eshte se keta nuk kane kohe te lexojne kerkesat dhe hallet e qytetareve dhe vecanarisht te pakicave kombetare qe nuk kane perkrahje. Perfundimisht,konstatojme indiferentizem te politikaneve maqedonas ndaj pakices maqedonase ne Shqiperi. Ne nuk kerkojme lemoshe, as ndihma humanitare, kerkojme qe te na integrojne ketu ku jetojme, ashtu sic po integrohen shqiptaret ne Maqedoni.Pra, Kristian Mickovskit i takonte qe Spirollarit ti thoshte ndonje fjale: I degjova vretjet qe ke ndaj esh per trajtimin e Shqiptareve, por mos haro se ne Shqiperi ke maqedonas qe ti nuk e di numurin e tyre, nuk e di ku banojne, nuk e di se c'fare halle kane, nuk je takuar as nje here me ta dhe kur te drejtohen per ndonje hall nuk ke kohe ti ti kthesh pergjigje. Te kete respekt te ndersjellte dhe te plotesosh detyrimet ndaj tyre si shtet per shqiptaret ne Maqedoni dhe per Maqedonasit ne Shqiperi eshte nje e drejte minimale.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dallas

        shko ore gerre bullgar. Po ste pelqeu , nga majat thembrat eshe hajde qerohu ne bullgari. Nga na dolet ju maqedonas. Kete emer e cpiku Tito

        Përgjigjjuni
      2. n
        na myten injorantet funksionale te qiverise

        ta paska futur gishtin ky Pickovski me Spiropalke

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hora

          Spiropali shkoi beri ish atje ku nuk kishte pula, me vite Kosova kercenohet me lufte nga Vucici Kryeministri i Spiropalit Edi Ramovici perqafohet pa koker turpi me Shqipetaret ,por ja tani duhet ta shpeton Aliun nga se se bashku jane per OPEN ballkanin e famshem-per Serboslavi tani duhet te tregon se gjeja vetem Aliu na paska qene mbrojtes i interesave Shqiptare ne Maqedinin e veriut,por Spiropali haron se nuk do mundet te amneston bashke idhtarin e saj per Serboslavi Ali Ahmetin nga se 22 vite ishte ne pushtet edhe asnjehere ceshtja e gjuhes Shqipe kur nuk ka qene e shtruar asnjehere para qeverise se R V TE Maqedonise dhe ceshtja e gjuhes shqipe asnjehere nuk ka qene e regulluar si duhet me ligj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje