
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka deklaruar se të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen bashkë pasi sipas tij ky nuk është një moment ndasie midis demokratëve.
Më tej ai propozoi se për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët.
Sipas Bardhit kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim, përfshirë edhe Rithemelimin.
“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidetin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces. Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim. Kjo duhet të tentohet pa ndërprerje dhe në çdo mënyrë. Unë e kuptoj që ftesa për mbledhje i është bërë të gjithe deputetëve të PD, përfshirë kolegët e Komisionit të Rithemelimit, dhe ka qenë zgjedhja e tyre që të mos marrin pjesë. Mirëpo ne nuk duhet të reshtim që të eksplorojmë çdo mundësi që edhe propozimet e tyre për kandidatë të përfshihen. Nga ana tjetër, pa garanci që propozimet tona do merren në konsideratë, unë nuk mendoj që ne duhet të ecim me emra. Ose nëse grupi vendos që duhet të propozojmë, atëherë kjo nuk duhet të vijohet pa fund. Unë nuk kam emër dhe nuk propozoj emër”-tha Bardhi.
cfar perfaqeson Gaz Bardhi
LGBT
Perfaqeson pederastet e PD-se
Po pse mo Gazbyth, me non gratin dhe mortjet e tij do negociohet presidenti?!? Keto 30 vjet non grati i ka zgjedhur 85% te presidenteve tane. Te gjithe njeri me i keq se tjetri perjashto Gjeneral Moisiun te cilit i vrate djalin prekuror n e aksident misterioz alla Sali non grata! Kushdo qe I garanton akses nongratit ne sistemet e shtetit shqiptar, punon kunder interesave te Shqiperise dhe per hesap te bythkes se tij. Pra eshte asgje me pak se nje tradhetor!
Do te bashkohesh me non grataen....??
Po keta me 40% te deputeteve do e zgjedhin presidentin?
Ore Bardhi, je politikan ti apo çfarë je? Pse vërtetë beson ti që Edi Rama e zgjedh presidentin pa marrë më parë mendimin dhe aprovimin e Berishës dhe Metës? Akoma nuk e ke të qartë ti se sulmi i Ramës ndaj SPAK ishte thjesht për të mbuluar këtë bashkëpunim midis këtyre treve për zgjedhjen e Presidentit? Bëni çfarë keni për të bërë sa për teatër deri sa Rama të nxjerrë emrin e Gramoz Ruçit dhe formalisht të një tjetri si kundërshtar dhe kjo shaka të marrë fund. Ju opozita, si e ndarë, si e bashkuar, jeni në këtë rast si ata dokumentarët që shfaqeshin para fillimit të filmit në ato kohra.
Tall rocken Rama me keta dhe keta kujtojn se do tu mari doren per zgjedhjen e Presidentit , jo po do leje non graten te diktoje jeten politike ne Shqiperi