Kancelari gjerman do të vizitojë Shqipërinë para 30 majit

19 Maj 2022, 12:05Politika TEMA

Kancelari gjerman do të vizitojë Shqipërinë para 30 majit

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet një takim i Këshillit Evropian muajin e ardhshëm, duke përcjellë mesazhin se rajoni i përket Bashkimit Evropian, raporton Aljazeera.

Ai ka njoftuar se do të vizitojë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor përpara samitit të 30 majit të BE-së që do të shqyrtojë situatën në Ukrainë dhe pasojat e saj. 

Qëndrimi i Gjermanisë dallon aktualisht nga ai i Francës së Macron, që propozoi një Këshilli Politik të vendeve që aspirojnë anëtarësimin, një sugjerim ky që në çdo pikëpamje minon autoritetin e BE-së në periferinë e vet.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare, u tha Scholz ligjvënësve në Berlin të enjten.

“Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike”, tha ai, duke treguar ndikimin e fuqive të jashtme në rajon, përfshirë Rusinë.

Scholz në prill kishte bërë thirrje që përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me BE-në të përshpejtoheshin në mes të një epoke të re në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Propaganda Gjermane është e tillë, por zyrtarisht është kundra antarsimit të vëndeve të vockla me një nivel jetese si në mesjete, por nga ana tjetër duke ja plasur në sy të vërtetën ,çerrje maske është e mundur pas dy viteve pandemie dhe një insistim demokratik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje