
Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit, grupit të Sali Berishës ka dënuar marrëveshjen Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës, për propozimin e emrit të kandidatit për president në dy raundet e ardhshme.
Sipas Bylykbashit, opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Ai shtoi se më këtë akt, Rama synon që kandidatin e tij të preferuar ta shesë si president konsensual.
“Dje më 18 maj 2022, pesë vite më pas, u shpall një marrëveshje e re. Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidatë për President në raundin e dytë dhe të tretë.
Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij te preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.
Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tij personale me Ballën, marrëveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp.
Opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Partia Demokratike e ka përcaktuar qëndrimin e saj të qartë dhe konstruktiv me rezolutë të Këshillit Kombëtar. Partia demokratike e denoncon këtë marrëveshje të pavlerë si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe t’i dorëzojë presidentin Edi Ramës”, u shpreh Bylykbashi.
Kosova është Qipro e Amerikës.
Ky flet kot po kot fare , zoteri paraqit kandidate ( e ) me 20 firma deputetesh dhe nuk ke nevoje per perralla nese nuk i ke 20 firmat ule koken dhe shko gerric bythen se nuk eshte faji Rames pse jeni non grata ju grupi foltore-nevojtore
Kur e propozoni e vendosni ju eshte super kukull si TAPI e NISHA.
Hajde bylyko me tu mbyllte e mendjes jooo.
Ky BYLYKU eshte rrac zvaraniku.... Te jeshe sot me Sali non graten eshte turp i botes, si mund ti thuash kitij idjoti intelektuale....