
Gazment Bardhi ka informuar sot kolegët e tij të grupit parlamentar mbi bisedimet që po zhvillon me Edi Palokën. Bardhi ka informuar se ka paraqitur deri më tani disa propozime, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë të tillë nga grupi tjetër, që nuk ka lëvizur nga idea për të njohur primaret dhe Statutin e tyre.
Burime nga mbledhje e grupit parlamentar bëjnë me dije se Bardhi u ka shpërndarë kolegëve draft propozimin që i ka bërë me shkrim. “Deri më tani nuk kam një përgjigje, por në parim më është thënë që është e vështirë për tu pranuar” - është shprehur Bardhi.
Shumica e deputetëve kanë kërkuar që Bardhi të deklarojë menjëherë pas mbledhjes publikisht refuzimin e palës tjetër dhe përfundimin e bisedimeve, sepse duket qartë që pala tjetër kërkon zvarritjen e zgjidhjes dhe vendosjen tonë para faktit të kryer. “Duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj të nderuar kolegë, ju lutem të më jepni edhe 24 orë kohë për të bërë edhe një përpjekje të fundit për të gjetur rrugët e bashkëpunimit” - mësohet të jetë shprehur Bardhi. Për këtë arsye mbledhja e Grupit Parlamentar është shtyrë për nesër në orën 15:00.
TemA
Lini një Përgjigje