Shkaku pse “kolonelët” e Berishës yshtin dhunë më 12 nëntor

31 Tetor 2022, 17:53Politika TEMA

Shkaku pse “kolonelët” e Berishës yshtin dhunë

Nga Ylli Pata

Ka kohë që nuk bën më përshtypje kur vetë Sali berisha, apo edhe “kolonelët” e tij bëjnë deklarata të forta në media, ku yshtin dhunë, siç ishte ajo e Edi Palokës.

I cili e quajti burrë Sali Berishën, që qëndroi në zyrë përballë demonstruesve më 21 janar, ndërsa Rama nuk para rri në ndërtesë kur ka protesta. i vetmi që u përgjigj ishte deputeti socialist Ilir Metaj, i cili e kishte trajtuar në prizmin politik të performancës së lidershipit.

Gjuha e ashpër, thirrja për “revolucion” përshkallëzimi për të nxjerrë “Ramën nga zyra” etj, tashmë janë bërë të zakonshme,  sidomos pas 21 janarit 2011 e këtej.

Njerëzit e kuptojnë politikën e Sali Berishës si pjesë e një komunikimi të dunshëm, shantazhues, e kërcënues. Të cilin e përdor e gjithë suita politike e mediatike rreth tij.

Gjithsesi, gjuha e dhunshme nuk është përdorur gjithmonë, por vetëm në kushtet e vështira, ose kur është gjendur i frustruar, ose ka pasur një telash të madh si pas Gërdecit e 21 janarit, ose kur në Parlament i kërkonte njerëzve që “të armatosen” etj. 

Pas paktit me Fatos Nanon në vitin 2022, ose para zgjedhjeve parlamentare të 2005-s, gjithashtu dhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2011 në Tiranë, gjuha e Berishës dhe njerëzve të tij u zbut. Kjo pasi u drejtohej atyre që quhen “elektorati gri”, në mënyrë që të rrisë votat sa më shumë drejt mazhorancës.

Po tani, në protestën e 12 nëntorit çfarë kërkon Berisha dhe njerëzit e tij, e përse e kanë rritur dozën e konfrontimit?

Në radhë të parë, kjo duket si një sinjal apo shantazh për gjykatën, e cila më 3 nëntor do të shprehet mbi konfliktin ndërmjet foltores dhe PD-së së Enkelejd Alibeajt. E dyta, është një provë force për strukturat lokale, që në shumicë e kanë injoruar dhe braktisur Berishën. Për t’ju treguar se “ja nëse doni hajdeni këtu ta tregoni se si bëhet opozita”. Ndaj dhe çdo ditë kreu i foltores përsërit papushim që “Edi Rama duhet të largohet”.

Por më shumë sesa kaq, grupimi tashmë i ngjizur i Berishës dhe Metës, të vetmin opsion që kanë për të shtyrë politikisht kanë atë radikal. Kjo si pasojë e mungesës së një kauze politike të qartë, problemet e rënda të imazhit të lidershipit dhe izolimin e madh brenda dhe jashtë vendit.

I vetmi aleat i formacionit të ri opozitar, të paktën më 12 nëntor ku ata kanë shpallur protstën para kryeministrisë është gazi lotsjellës që mund të hedhë policia nëse do të ketë veprime të dhunshme. Për të shtyrë më pas edhe dy muaj të tjera me historinë e gazit, në konferenca shtypi e panele. 

“Po ç’keni përse frikësoheni nga protestat”, mund të thotë dikush. Nuk ka asnjë problem nga protestat, të cilat mund të jenë edhe masive, edhe të përditshme, edhe të përnatshme, pasi pikërisht manifstimet janë mekanizëm real i demokracisë. Dhe koha e ka treguar se kur protestat janë reale dhe konsistente ato kanë prodhuar edhe efekte politike, apo elektorale.

Dhuna si mekanizëm politik ka rezultuar jo efektive për të marrë vota; pas 21 janarit Sali Berisha e humbi përfundimisht mbështetjen e elektoratit gri, që një pjesë e mori në 2005-n, në 2009-n dhe 2011-n.

Por ajo është përdorur për të bllokuar procese, siç ka qenë reforma në drejtësi apo edhe të zgjedhjeve si me çadrën e 2017-s apo djegien e mandateve të 2019-s. Tentativa që siç rezultuan kanë çuar në një gjendje mjaft të rëndë marrëdhënien e politikanëve të opozitës me publikun.

Eksitimi nga dhuna apo kërkimi në dëshpërim i viktimave të saj janë përdorur nga Sali Berisha për vite e vite. E disa herë ndoshta edhe i ka ecur në afatshkurtër, por pikërisht në këtë pikë ai ka humbur atë konsensusin që e bëri president të Republikës në vitin 1992, të cilin e humbi pas 4 muajsh që mori pushtetin.

Megjithatë, shpresa duket se një shkop polici, ulje pantallonash live për të treguar plagët, vërtetë mund të mos sjellin vota në zgjedhje, por për disa edhe ngjitje në karrierë siç ka ndodhur më shumë syresh. Por ky është teatër, madje i stërparë…

16 Komente

  1. E
    Eli

    Vec dhun din kto se gje tjeter snuk

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kadriu

      O Pate, kur dhunen nuk e perdor shteti qe ka legjitimitetin e saj, do ta perdorin vagabondet e rruges per ta shkaterruar shtetin. Ky eshte ligj i natyres.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igli

      Vec per dhune e kane mendjen keto te pd

      Përgjigjjuni
      1. r
        raul

        Po gjeneral brigade Shabon Tapia a do marre pjese ne pordheste se ai eshte dhe shefi ushtarak i foltores i cili rrezoi shtetin e vicidolit brenda nje nate ne 1997 duke nxjerre nga zyra me shqelma shefin e shtabit te ushtrise dhe duke vendosur ne shtab spiunin Gazidede dhe Shabon Tapine si drejtues te ushtrise qe ishte ne renje te lire drejt rrumpalles .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

          edhe parti demokratike edhe e dhunshme. i mblodhi sali komunisti gjithe sigurimsat dhe komunistet me urdher te ramiz alise

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reda

            Mallkuar qofte Berisha

            Përgjigjjuni
            1. V
              Votila

              Do na hane mutin Non Grta ,Paloqja e gjithe cecenet qe e mbeshtesin

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ani

                Po vetem trazira duan shkerdhatat

                Përgjigjjuni
                1. P
                  POLI

                  Mire sigurimsat dhe komunistet ja coi SALI BERISHES Ramiz Alia po te persekutuarit burgaxhijte dhe camt kush ja coi SALI BERISHES .? Kjo eshte enigma qe duhet zgjidhur nga analistet por qe fatkeqesisht jane disa fytyra demode Te shpelare dhe puthadores Te SALIUT .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    POLI

                    Mire sigurimsat dhe komunistet ja coi SALI BERISHES Ramiz Alia po te persekutuarit burgaxhijte dhe camt kush ja coi SALI BERISHES .? Kjo eshte enigma qe duhet zgjidhur nga analistet por qe fatkeqesisht jane disa fytyra demode Te shpelare dhe puthadores Te SALIUT .

                    Përgjigjjuni
                    1. Çekiçi

                      Sali krimineli dhe sejmenet e ti bozhibuzuk mëndjen e kan per shkatrrimin e Shqiperisë per interesat serbe siq e paten shkatrruar më 1997 në bashkpunim më Millosheviqin qe Shqiperija e shkatrruar te mos ketë mundësi per ta ndihmuar Kosoven Kriminel Berisha po i kerrcnon deputetet njejt siq i kerrcnonte Fadil Hoxha demostrusit e vitit 1981 qe bënin demostrata kunder serbo sllavizmit per Kosoven republikë Fadil Hoxha më 1981 u tha protestusve as në birë te miut nuk kemi më ju lënë ved Sot kriminel Berisha në parllament te njejten gjë ju thot deputetve te votuar në mënyrë demokratike ua tregon biren e miut Turp i madh per Salen por edhe nuk është turp se është dhendrri i serbes MILICA dhe punon per interesat serbo sllave faqeziu

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Ditmir

                        Ylli (S)Pata sa e kishe rrogen tek ujesjellesi i Lali Erit apo ste mjaftonin leket e patronazhimit dhe shkruan brockulla ketu.

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cuko

                          Parti e zanun

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shaban mziu

                            Se pari, nga haberet e shtypit mësohet se kohët e fundit pilicia është paisur me një sasi të konsiderueshme gazi special lotlsjellës. Së dyti, një herë të kollitet SHBA para protestës dhe Saliu e Likja i mbushin poturet. Së treti, PD nuk ka arritur asgjë deri më sot me protestat që ka zhvilluar (me përjashtim të vrasjeve në 21 janar) dhe jo të arrijë sot kur është shndërruar në një formacion kashtë dhe koqe.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dikur

                              Ka nje thenie te Nilolo Makiavelit tek libri i tije "Princi" qe i pershtatet Berishes . "Nje princ kerkon te mare pushtetin gjithmone me te njejten menyre qe i ka dhene rezultat hern e pare . Megjithese ajo metode eshte e tejkaluar dhe nuk mund te jape rezultat per shkak se rrethanat nuk jane me te njejtat si ne te shkuaren ai perseri nuk ndryshon matode ".

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Y.H

                                O Poli mos fol me se eprish.I ke ren pikes atje ku duhet.E kjo ehte me te vertete per tu pare e analizuar.Sinqerisht te pergezoj per mendimin.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje