
Një gallatë e madhe po shikohet në rrjetet sociale të mbështetësve të Sali Berishës pas zgjedhjeve presidenciale në Brazil.
Ata ishin shumë të rëndësishme, pasi e gjithë bota ka ndenjur mbrëmë me sy e veshë, jo thjesht se po zgjidhej presideni i ri i një vendi të rëndësishëm, por sepse kishim dy modele të ndryshme politike, që janë kaq global në debatin e sotëm.
Ai i trumpizmit alla karioka, që përfaqësohej nga Jair Messias Bolsonaro dhe antipodit të tij që përfaqësohet nga Inacio “Lula” da Silva, i cili fitoi zgjedhjet.
Bolsonaro është tipik trumpist, radikal i dathtë, që sulmon të gjithë kudnërshtarët e tij, por edhe ata që i quan elitë, ka politika kundër ambjentit sa ka shkatërruar një pjesë të Amazonës me sipërfaqe sa Zvicra, është kundër minorancav sa do të zhdukë indigjenët etj etj. Kurse Lula, i cili vjen nga lëvizja anti juntë gjatë diktaturës ushtarake, përfsqëson një model më liberal për shtetin dhe demokracinë, madje edhe koalicionin e tij nuk e kishte vetëm majtas por edhe në qendër. Fitoi me slloganin: “të rikthejmë demokracinë”.
Duket e çudishme se përkrahësit e Berishës, kanë kapur dy segmente nga jeta e Lulës për ta krahasuar me idhullin e tyre. Është 77 vjeç dhe është akuzuar për korrupsion.
Për të parën nuk kanë çthonë, sepse janë realisht moshatarë me Berishën, por për aspektin e historisë gjyqësore historia është krejt ndryshe.
Në vitin 2018, kur Brazili ishte në një krizë të rëndë ekonomike, e kur Bolsonaro drejtonte shumicën në Parlament, emëroi një prokuror për të hetuar ish-Presidentin e Brazilit, Lula.
I cili akuzohej se kishte marrë rryshfet nga kompania shtetërore e naftës Petrobras. Prokurori Serio Moro, ngriti akuzën ndaj Lulës, i cili bëri rrafsh 580 burg. Arrestimi i tij ishte spektakolar pasi ndodhi në mes të fushatës elektorale për tu zgjedhur president Bolsonaro. Prej ditësh, Lula ishte ngujuar në selinë historike të sindikatave të metalurgëve, nga ku ai e nisi politikën në vitet 70. Disa shtete i ofruan strehim, deri sat ë sqarohen akuzat, pra kur të niste gjyqi, por ish-Presidenti nuk pranoi. Prokurori që e akuzoi Sergio Moro, u bë ministër i Drejtësisë në administratën e Bolsonaros.
Ndërkaq, Lula qëndroi në burg derisa Gjykata Supreme vendosi që vendimi ndaj tij nuk ishte korrekt dhe ishte ndikuar politikisht, duke i larguar të gjitha akuzat ndaj tij. E kështu, ai zbriti në fushë, si sfidant dhe viktimë Bolsonaros, duke deklaruar se ai kishte hyrë në burg thkesht që president i vendit të bëhet njeriu që e akuzonte. Me insistimin e opozitës, por edhe sondazhet që i jepnin popullaritet të Lartë, Lula kandidoi për mandatin e tretë e fitoi shumë ngushtë. Kur ishte në pushtet ai mbështetej nga 80% e popullsisë, që konsiderohet kuota më e lartë ndonjëherë në historinë e vendit.
Pra Lula u përball me drejtësinë dhe vetëm kur kishte një vendim që e shpalli të pafajshëm u rikthye, për të shpëtuar politizimin e shtetit nga një ish-kapiten ushtrie që ishte nostalgjik me juntën e dikurshme.
Ka një çudi tek mbështetësit e Berishës, janë tifozë me Trumpin, Urbanin, madje edhe Bolsonaron e kanë shumë prej tyre në foton qendrore ngaqë është komunist, ndërsa sot gjetën u bënë papritur me Lulën. Mirë shkruante njëri në komentet për këtë çështje: të bëjë Beerisha burgun, e më pas të bëhet prapë President nëse zgjidhet…
TemA
Keto nuk jane ne terezi asnjeri
Si nuk u zhduken kta iher e mire
Te vdesin ne karrige kta
Sjan mir jo kan marr fund
Te hiqen e te zhduken iher e mire keta legena
Te qifsha Brazilin me gjith sali.
Kur do zhduken keta te shpifurit
Sa per dijeni Lula ka mbaruar shkollen e partise ne Tirane ne kohen e Enver Hoxhes njesoj si Saliu. Kjo nuk eshte shpifje e di te sigurt. Mero Verifikoje.
Saliu po e turperon kete vend dita dites