Gara për Tiranën brenda PD, në pritje për konfirmim Julian Deda dhe Ilir Alimehmeti

31 Tetor 2022, 18:12Politika TEMA

Gara për Tiranën brenda PD, në pritje për konfirmim Julian

Deri më 6 nëntor të gjithë kandidatët që do marrin pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratike duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin.

Kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit.

Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre.

Në fjalën e tij të parë, Belind Këlliçi u ndal të bashkimi i demokratëve dhe tek një model i ri që ai premton të sjellë në drejtimin e bashkisë.

“Vetëm duke shkëmbyer mund të pajtohemi. Vetëm duke u pajtuar mund të shërohemi. Vetëm të bashkuar mund të punojmë për Tiranën! Është koha që bashkia të punojë për njerëzit dhe jo njerëzit për bashkinë”, u shpreh Këlliçi.

Sakaq, Gerti Bogdani u shpreh në studion e eurionews albania se përmes primareve, PD ka shansin që të nxjerrë një kandidat fitues përballë Erion Veliajt.

“Sfida do të jetë me kryetarin aktual të bashkisë. Shpresoj t’i nxjerrë demokratët më të bashkuar. Primaret janë një risi që e nxjerr një kandidat edhe më të fortë”, tha Bogdani.

Dy kandidatët e tjerë që kanë paralajmëruar se do të futen në primare janë Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda, por deri më tani nuk kanë bërë asnjë dorëzim zyrtar të kandidaturës në selinë blu.

2 Komente

  1. J
    Juli

    Kandidatë si puna Kelliçit,Bogdanit,Alimehmetit, lere pastaj si puna ketij qesharakut Jul Deda,Velia i blun,i shkri fare.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O zot cfar mban mbi toke keta copa mishi me dy sy Erion Veliaj ju grin me gjithe kepuce mor gomar ,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje