Bardhit s’ja var as Zegjineja: Nuk kam kohë për të. Po merrem me zgjedhësit

31 Maj 2025, 13:15Politika TEMA

Bardhit s’ja var as Zegjineja: Nuk kam kohë për të. Po

Gazment Bardhi është rifshaqur sërish, pas humbjes se 11 majit. Kësaj radhe, me indinjate të madhe ka sulmuar presidentin Bajram Begaj. Me siguri, i frymëzuar nga doktori, pasi shënjestra ishte ish- ministri i PD, Ilirjan Rusmali.

Në shkresën që Bardhi i ka dërguar presidentit Begaj, i kërkon llogari se pse Rusmajli është njëherazi këshilltar i tij ligjor, dhe anëtar i KAS.

Por, ky reagim erdhi pas një debati qe pati, shoku i Bardhit, Marash Logu me Rusmajlin ditën e premte, kur KAS mori ne shqyrtim 4 kërkesa ankimore të kandidatëve të PD, që kërkuan numërim pasi dyshojnë se votat iu vodhën brenda PD.

E megjithatë, Rusmajli ishte i vetmi qe ne fund votoi pro kërkesës së Alimehmetit e 3 të tjerëve, por kjo nuk mjaftoi.

Për Bardhin, nuk mjafton qe ne vend te ligjit, ti bindesh Maliqit, por duhet ti bindesh në radhë të pare doktorit. Dhe kjo i duhet më shumë në këto kohë, yllit të zvetënuar të PD, që para doktorit përkulet nga barra e humbjes 12 me 4 në Fier.

Kur ishte qetësi, të paktën Bardhit ia varte dikush, Zegjine Caushi. Por tani që Bardhi iu kthye zanatit të vjetër, as asaj nuk i bën më përshtypje.

Për AbcNews, deputetja me e re e Roskovecit tha se nuk ka me kohë të merret me debate politike, por po u jep më shumë rëndësi qytetarëve.

“Aktualisht jam fokusuar dhe jam e angazhuar tek qytetarët në terren ndaj nuk mund ta zhvendos vëmendjen te debatet politike”, ka thënë Caushi.

Refuzimi i Zegjinesë për të replikuar me Bardhin, është i vetmi lajm i mirë për ish armikun e babit te Zenit.

Videoselfit e zonjës Caushi e bënë atë ti rrinte larg ekranit gjatë fushatës. Por nëse as Zegjineja nuk do ja varë në parlament, heshtja kapak floriri thotë populli; të paktën ai kështu do ketë mundësi të thotë ndonjë fjale vetë, në drejtim të burrave kësaj radhe.

4 Komente

  1. V
    Vala

    Bravo Zegjine! Me keta bythqire s'duhet ta krahesosh veten, se ul vlerat e tua

    Përgjigjjuni
    1. n
      ndoci

      ouu. zegjineja..qenka ber vipe... kjo eshte nje kare nga trute qe berdori fuga me belen...pike e zez ne dore te kujt kemi rene..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajane madheshtor

        Nuk e keni cituar dhe zberthyer drejte zengjinene. Ajo ka thene:-... nuk merrem me bythe Qire une. Ata ti vizitoje Gjinokolog Nul Moka"

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          Thone se ne fushaten e tij ne Fier ai humbi aq thelle 12 me 4 per shkak se beri fushate dhe me aleaten e vicidolit, sharebajgen e haremit te Jales qe para 3 vitesh kakariste cdo nate tek mjekercjapicimpordha,qenefi,nazi,tv me cipin e futur ne tru Kejdi dhembcakallja.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje