Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: zgjedhje dhe verifikim të anëtarësisë deri më 31 dhjetor

13 Shtator 2023, 21:40Politika TEMA

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve: zgjedhje dhe verifikim të

Ka përfunduar pas rreth dy orësh e 30 minutash mbledhja e Lulzim Bashës me Kolegjin e Kryetarëve të Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes mësohet se është vendosur që të gjitha strukturat e PD-së në të gjithë vendin t’i nënshtrohen zgjedhjeve, proces që planifikohet të përfundojë në 31 dhjetor, me qëllim që partia të jetë gati për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.


Zgjedhjet në PD do të nisin pas 5 tetorit, ndërsa deri në këtë datë do të kryhet procesi i verifikimit të plotë të anëtarësisë.

Basha ka deklaruar se do të publikojë emrat e kandidatëve për deputetë brenda 31 marsit.

Lini një Përgjigje