Basha: Demokratët duhet të ulin “thikat” ndaj njëri-tjetrit! Unë vendosa të sakrifikoj veten për PD, Berisha zgjodhi interesin

5 Qershor 2023, 12:00Politika TEMA

Basha: Demokratët duhet të ulin “thikat” ndaj

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e takimeve të tij në Kamëz, ku ka bashkëbiseduar me mbështetës demokratë.

Në një reagim në Facebook, Basha tha se tashmë është koha që sot shqiptarët të bashkohen, të majtë dhe të djathtë për t’i dhënë fuqi votës së lirë, përmes listave të hapura apo dhe vettingut të policisë.

Mes të tjerave Basha thumboi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke nënvizuar se ai “sakrifikoi interesin e demokrateve për interesat e tij personale.”

Postimi i Bashës:

Kënaqësi të bisedoja me të reja dhe të rinj të Kamzës, ku na u bashkuan edhe anëtarë e kontributorë të Partisë Demokratike.

Sot është koha që bashkë me shqiptarët, të majtë e të djathjë, t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së emigrantëve. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi duke kërkuar edhe referendum.

Ata do mundohen të na pengojnë. Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë duan që Shqipëria të mbetet në duart e atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite. Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, prandaj kanë hapur sërisht thesin e mashtrimeve, që i thonë sot e i përgënjeshtrojnë po vetë nesër.

Unë kam vetëm një përgjigje për ata, dhe këdo që u beson atyre. Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe më pas me ata, fëmijët dhe familjarët e tyre. Të shohim a i justifikojnë apo jo? Ky është vettingu i politikanëve. Këtë se duan, sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon agjendën e tyre.

Sot është koha që demokratët të ulin thikat, duke filluar nga ai që i ngriti i pari, sepse e kemi kundërshtarin politik të ulur këmbëkryq në familjet tonë me ndihmën e atij që nxiti këtë luftë brenda nesh.

Unë e mora vendimin tim! Vendosa të sakrifikoj veten në interes të demokratëve, duke duruar edhe gjithfarë mashtrimi. Ai ka bërë të kundërtën, sakrifikoi interesin e demokrateve për interesat e tij personale.

Për këtë, çdo ditë e më shumë, koha po na jep të drejtë!

4 Komente

  1. O
    Odi

    Cfare sakrifikove ti? Te trekendeshi i Bermudes,fut veten,jo Ramen.U bere me disa vila gjate drejtimit te opozites.Mos harro 230.000 eurot e rruges Kombit dhe gjyqin qe u mbyll ,nga drejtesia e korruptuar.Vrasjet e 4 protestuesve me 21 janar dhe shume zullume te tjera.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sakrifica e KUSARIT

      Lulushi nuk ka asnje vlere.E tregoj gjate karrieres se tij ne disa ministri ku ishte manikine e persosur e bajges Sali.Sakrifica qe beri ishte mbushja e xhepave me para e mezi i mbante.Epileptiku Luli nuk ka turp dhe bene mire te zhduket ose me mire ti behet iventari se ka gjynahe.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        U ngit nga gjumi Lyli , lyejani buken me gjalp e recel dhe do fleje para ai ....

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          hapu dhe !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje