Debati për sekretaren e ‘MSH’, Braçe i kthehet opozitës: Flisni për drejtësi ju që vratë njerëz në mes të bulevardit se donte njëri të rrinte në pushtet

5 Qershor 2023, 11:25Politika TEMA

Debati për sekretaren e ‘MSH’, Braçe i kthehet

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me debatin për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia.

Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit.

“Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar.

Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë?

Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jemi bashkë.

E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin.”-tha Braçe.

 

1 Komente

  1. P
    Poli

    Dy ti them une Nikolin Jaka, Gjini Dr per Rrugeve...jo per gje por genjeve the asnje....por newenese kam punuar atehere e tani e them me siguri qe atehere vidhej sa 1/10 krahasim me sot...pra po ta shumezojme per 10 I bie qe sot hane arrestuar me pak.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje