Lulzim Basha sfidon Berishën nga Kamza: Kandidatët e primareve, të paracaktuar

4 Qershor 2023, 20:13Politika TEMA

Lulzim Basha sfidon Berishën nga Kamza: Kandidatët e primareve,

Lulzim Basha nuk pushon së prekuri thembrën e Akiit të Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit. Ish-kreu i PD-së, sot ka qenë në Kamëz, ku në një takim me demokratët ka deklaruar se kandidati i Berishës jo vetëm në Kamëz, por përgjithësisht nuk ka dalë nga zgjedhje të brendshme, por ishte i paracaktuar. Basha ka folur edhe për mënyrën e sulmeve agresive që i bëhet nga PD nga foltorja. Ne jemi shumica e heshtur, ndërkohë që ata thjesht janë të zhurmshëm, ka deklaruar Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës

Ju e keni degjuar lajmin se si Partia Demokratike ne SHBA, investoi ne primaret e Partise Republikane te SHBA-ve, investoi tek personat qe edhe pse konsideroheshin se ishin shume afer pjeses republikane te SHBA-ve, por nuk siguronin dot pjesen gri. Partia Demokratike e SHBA, harxhoi 18 mln dollare qe te dilnin ne gare kandidatet me te dobet te Partise Republiken te SHBA-se, qe ti mundonin ne zgjedhje.

Eshte nje taktike qe u ndoq ne SHBA.

Kishit dyshime qe Rama dhe Rakip Suli, do te benin te pamunduren per te fituar?!

Pjesa tjeter e te vertetes per Bashke Fitojme ju e dini. 

Bashkimi per Fitore, Bashkimi per Deshtim, shpallen te ashtequajten “Primaret”. Ketu ne Kamez njeri u terhoq. Tjetri tha procesi tha ishte i manipuluar. Procesi i primareve, vetem emri i mbeti i tille, prodhoi pakeanqesi te shumta. Ju e pate qe u votua ne primare nga militantet e PS. Nderkohe qe kandaditi qe doli nga i ashtequajturi process i primareve nje kandidat i gjymtuar nga cdo pikepamje.

A doni te futemi edhe me thelle?

Ne shume raste kane ndodhur keto edhe ne bashki te tjera.

Te ashtuquajturit kanditat te BF, ishin te paracaktuar, ne forma te ndryshme, nga njerez me damke, te korruptuar gjate qeverisjes se PD.

Ne nje moment te tille, kur balta eshte deri me gju, edhe kur e di qe zeri yt mund te mos degjoeht, duhet te qendorni ne ate qe besoni.

Dhe ne me n je njeri model, nje humanist model, doctor dhe pinjoll i nje famijle qe ben krenar çdokend qe i thote vetes te djathte.

Eshte detyra jone tani qe kane rene perrallat, eshte detyra jone te fillojme ringritjen mbi keto baza morale. PD plot me njerez te ndershem, dhe dinjitoz, Bilbil Bajraktari. Tani eshte koha qe hap pas hapi, sot dhe deri ne zgjedhjet e pergjithshme te mbys zerin e lapanjosve dhe dallaverxhinjve.

Thash qe jemi shumica, por jemi shumice e heshtur, kjo eshte detyra e PD. Ti japim ze dhe fuqi votes. Ndaj listat e hapura dhe do tevazhdoj te insistoj dite per dite. Se shpejti bashke me miq te tjere, te perballemi me ate qe duan te mbajne te kycur voten e shqiptareve ne Kushtetuten e 2008-es, edhe me nje referendum.

Nuk mund te shpallen voten e lire dhe te vazhdosh te qendron ne nje varke me Edi Ramen.

Listat e hpaura do vendosin se kush shkon ne Parlamnet. Votuesi do ta dije se vota do kerkohet dhe do mbahet llogari per te. Ndaj insistoj. Insistoj tani sepse tani eshte koha. Sepse pas 1 apo 2 vitesh eshte vone. Njerezit duhet ta dine fuqine e tyre me  listat e hapura. listat e hapura jane themeli per demorkacine. Te clirojme politiken, ekonomine dhe te hapim rrugen europiane te Shqiperise.

Çfardo që të thonë, nuk kanë për t'i ikur dot një pyetje, apo dy pyetje, apo tre pyetje që unë do t'ua përsëris në çdo takim që do të jem me ju dhe që ju ftoj dhe ju dhe këdo tjetër që t'ua përsëris, edhe gazetarët.

 

2 Komente

  1. N
    Niko Shpiragu

    Beni cfare te doni e si te doni. PD-ja me te gjitha partite opozitare nuk ka me shume se 10-15% te zgjedhesve (PD-ja vet ka 7-8 %) Keni vjedhur e rrembyer vota gjithmone. Edhe kete here ju vodhet, por me pak se heret e tjera se policia ishte me vigjilente dhe nuk arritet te fitonit. E vetmja gje qe duhet te bej shteti eshte te ndaloj kriminelat dhe hajdutet e votave dhe kaq do te mjaftonte qe ju ta shikonit vehten rreth 10 % ne zgjedhje, pa asnje krybashkiak ose kryekomunar dhe ne se e beni me lista direkte per deputetet ju nuk do te keni asnje deputet. Keshtu sic e gjykoni ju kjo ka per te ndodhur, por do te jete vdekjeprurese per pluralizmin dhe demokracine ku opozita nuk do te perfaqesohet fare ne parlament dhe ne lokalet. Ne kete menyre PS-ja do te behet me te vertete arrogante dhe kjo do te jete vdekja e demokracise. E keni ju ne dore ta shpetoni ate duke e analizuar drejt rolin tuaj dhe duke nxjere pergjegjesite tuaja e duke u perpjekur te beheni te sinqerte e te ndershem qe edhe njerez qe aspirojne te djathten te afrohen prane jush. Kjo do te ishte ne favor te demokracise se te dyja polet do perpiqeshin te kryenin rolet e tyre me mire nga frika e zgjedhesve qe do te votonin me te miren krah te politikes. Keshtu sic vazhdoni jeni te humbur. Ndryshoni qe te sillni ndryshimin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje