Braçe "përplaset" me Dash Sulën në Foltore, deputeti socialist: Ia lë radhën, vetëm mos të qajë. Sula: Do vdisni një ditë, do jepni llogari para Zotit

5 Qershor 2023, 11:15Politika TEMA

Braçe "përplaset" me Dash Sulën në Foltore,

Një debat është zhvilluar në Kuvend. Deputeti Gazment Bardhi pas replikës së ministres Manastirliu për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi sërish fjalën.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit nuk ia dha me argumentin se nuk ka replikë, pasi ministrat përdorën kohën nga fjala e tyre.

Më pas, deputeti Erion Braçe u ngrit për të marrë fjalën, por në këtë moment u ngrit edhe Sula për të vijuar replikën me ministren Manastirliu.

Në këtë moment iu afruar edhe garda, por Braçe i la fjalën Sulës.

Bardhi: Më jepni fjalën.

Felaj: Nuk iu takon. Po të kishit të drejtë do e merrnit fjalën.

Çohet Braçe. (Vjen garda pasi çohet edhe Dash Sula)

Felaj: Sula nuk ua hoqa fjalën. Braçe e keni mirëkuptimin, do ta lini zotin Sula të flasë?

Braçe: Patjetër, me një kusht që të mos qajë.

Sula: Sigurisht në këtë parlament çfarë nuk mund të presësh.

Kini një gjë parasysh, të gjithë në këtë dynja jemi të vdekshëm. Të gjithë, do vijë një orë dhe do japin llogari para zotit.

Doli ministrja e Shëndetësisë këtu, të flasë pa letra. Po foli me letra sic i kishte shkruar. Po ti distancohu para se të arrestohej.

Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg, deputetë, ministrja, drejtorë. Tani kemin gjetur një slogan. Ne i kemi dorëzuar.

Po e them prapë që ai SPAK duhet ti shtojë hapat përditë. Këtu ca nuk po ndodh. E dinë të gjithë. Shkoni nëpër bashkitë, kontrolloni tenderat. Nuk është kryer asnjë punë! Zoti ju dhëntë mendje .

 

 

 

10 Komente

  1. T
    Tironsi i Vjetër

    Eh, kur mendon edhe ky debili Sula, se ka diçka për të thënë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmir Lohja

      Na vjen turp qe jemi shqiptare,nga niveli mjeran i debatit ne parlament.

      Përgjigjjuni
      1. d
        dardan

        Ckeni me kete gjelin e detit....

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ish votuesi demokrat.

          E po me idiot se ky dash sula, s'e gjen as ne rruge e jo me ne institucione, si mund te rrish antar partie ne nje parti me te e lere pastaj ta kesh shok grupi parlamentar.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Malitha

            Sula ka të drejtë Batërdia bëhet në bashkitë vjedhje kudo dhe në cdo gjë

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malitha

              Sula ka të drejtë Batërdia bëhet në bashkitë vjedhje kudo dhe në cdo gjë

              Përgjigjjuni
              1. N
                Noci

                Tani keta te PD flasin sikur kane zbuluar oturakun.E para reforma ne drejtesi ka filluar sado pak te çliroje drejtesine nga kapja politike,mazhoranca nuk mund te mbroje me te korruptuarit e kjo per merite te Rames .Nuk duhet te harrojne qe ne kohen e Berishes asnje veprim i drejtesise nuk eshte bere pa lejen e tij.Mjafton te shohim te gjithe te perjashtuarit nga sistemi jane 6 mujoret dhe te perfolurit si bashkepuntoret me te PD.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Justin

                  You jeni popullit idiot qe nuk ju ben pershtypje se si vidheni cdo dire, poshteroheni,burgoseni, femijet ju arratisen dhe ju thoni se Dashi eshte kshu apo ashtu! Si do qe te jete si ka me koqe se ju.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arben

                    Te paska ngjar ty po je idjot apo ben vet ky dilte dikut ne pe-qin me pistolet ne brez si trim ky idjot i shkund dhe rrugac, ky kerric i pe-qinit qe e njohim mir kush esht

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      aleks

                      po ti idiot ku ja pe koqet ketij koke rrjepurit gjeli i detit i cerikut a nga eshte se nuk e di , po ishte çeta e ketij debilit qe e katandisi shqiperine ne kete nivel, tani ben si i virgjer ky debil, qe per hir te vertetes kur flet ky me acarron pa mase me zerin e tij , jo si gjel deti por si ajo pula qe sapo ka bere vezen dhe kakaris dhe uleret nga dhimbja e berjes se vezes.

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje