Arrestimi i sekretares së Përgjithshme të MSH, Manastirliu: Distancohemi! Përgjegjësia personale, me të merret drejtësia

5 Qershor 2023, 11:00Politika TEMA

Arrestimi i sekretares së Përgjithshme të MSH, Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur përsa i takon akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen.

Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e distancuar nga lajmi për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë jo vetëm për këtë ngjarje, nga e cila si institucion distancohemi plotësisht. Është qëndrimi që kemi pasur, kemi dhe do të kemi për çdo rast në shkelje të ligjit. Në çdo rast të shpërdorimit të saj. Cilido që shkel këto parime, duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji.

Ky ka qenë qëndrimi dhe bindja ime që nga dita e parë që kam marrë përsipër të shërbeje në funksione publike. Është ngjarje e trishtë dhe e rëndë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund. Nëse del siç janë dyshimet, të përballet me pasojat e ligjit. Çdo person që merr detyrën, merr automatikisht përgjegjësinë para ligjit. Përgjegjësia është individuale. Kjo është arsyeja se pse e iniciuam dhe e bëmë reformën në drejtësi.

Kemi zgjedhur një rrugë që s’ka kthim pas dhe që para ligjit të përgjigjemi njësoj. E di që djathtas e keni të vështirë që ta kuptoni se kush shkelte ligjin atëherë, e merrnit në mbrojtje. Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë dhe i vinit epitete të turpshme drejtuesve. Ju nuk e kuptoni dot qëndrimin tim. Të gjithë të barabartë para ligjit. Ky është qëndrimi im. Ju doni ta vërtisni këtë çështje politikisht.”, tha ajo.

5 Komente

  1. X
    Xxx

    Mero o xhan, mero o vlla, nga “ nuk njof ndonjë minister te pakorruptuar” tek FIKS 50% i tenderit, është diferecë tmerruese. Meroooo, kemi marre fund!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Ministret hajdute te burrit te Lindes.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sorry

        Patjeter...ti nuk ke faj...si shefi tend....kush e ben, e ha, si gjithmone...pastaj, "gjykim i shkurtuar", "aren't shtepie"ose "sherbim prove"....banaking, obem etj, etj

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Po me shpirt po, po ate sekretaren e pergjitheshme kush e propozoi dhe e vendosi aty??jashte tokesoret!!!??? Pergjegjesi politike dikush duhet te mbaje, nuk mund te thuash eshte personale, nuk eshte vetem ana penale kete duhet ta fusni mire ne koke!!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moni

            Ja dhe Ogerta luleshtrydhja. Po zonja ne fjale nuk punonte per vete e nderuar, se ti ishe shefja dhe llokmat per ty shkonin ne fillim, pastaj ti hidhje kockat. Ca distancohesh ti, po te kishe pasur 1 gram dinjitet, qe askush nga politikanet shqiptare nuk e ka, te jepje doreheqjen. Ju dalcin per hundet mallkimet e shqiptareve sa here nuk marrin dot nje sherbim te hajrit ne ato palo spitale dhe nuk kane kurrefare lehtesirash ne shendetesi. Se ti e distancuara je kalbur ne korrupsion! Ardhte shpejt dhe ora jote!!!!!!!!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje