I thyen xhamat e makinës, ish-kandidatja e PD-së: Akt vandalist, jo politik

5 Qershor 2023, 10:49Politika TEMA

I thyen xhamat e makinës, ish-kandidatja e PD-së: Akt vandalist, jo

Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkodër, ku biznesmenes dhe njëherazi ish-kandidates së Partisë Demokratike për anëtare këshilli, Alida Haxhiaj i janë thyer xhamat e makinës.

Përmes një prononcimi për mediet, Haxhiaj e ka konsideruar ngjarjen një akt vandalist, i cili nuk përbën një mesazh të mirë për publikun.

Mbrëmë rreth orë 22:00 kam parkuar makinën time me targa të huaja, në ambientet e resortit. Sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona, por një dyshim timin personal e kam.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë natës, por asnjë person nuk më ka lajmëruar. Policia ka ardhur në vendngjarje pas dy orësh, i kam njoftuar direkt, por ka ardhur pas dy orësh.

Nuk kam absolutisht asnjë konflikt, kam një banesë të vogël në Shëngjin dhe s’kam asnjë problem. Kërkoj që policia të marrë masa, por gatishmëria e policisë së Lezhës, ishte katastrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, ka treguar ajo.

Pyetje: A mendoni se kjo është politike?

Alida Haxhia: Jo, nuk mendoj se është politike, nuk besoj se mund të jetë një problem politik që të vihet dorë në një makinë private, aq më tepër larg Shkodrës, në një pikë turistike. Është problemi i parë dhe shpresoj të jetë i fundit që më ka ndodhur mua.

Kërkoj zbardhjen e ngjarjes dhe të nxirren fajtorët sa më shpejt të jetë e mundur. Unë kam një hyrje të vogël në resort dhe isha me pushime. Kam ardhur të shtunën dhe besoj se do të iki sot në mëngjes dhe po iki bukur me karrotrec.

 

 

 

1 Komente

  1. f
    froku

    Mos e lidh me politike se ti je askushi moj moster e ndyre.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje