Lulzim Basha në vazhdën e replikave përmes videove në rrjetet sociale me kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Sali Berishën, lidhur me kërkesën e PD ndaj KQZ se po përdor logon dhe simbolet e saj.
Në videon e radhës, Basha i thotë kryeministrit se e ka 'hutuar' doktorin saqë e akuzon atë për logon.
Ai thotë se Berisha mori logon e PD në 'këmbim' të Ilir Metës në burg, nga ku e ka nxjerrë edhe si kandidat për deputet.
"O Rame kaq shumë e ke hutuar doktorin pasha Zotin. Megjithëse i ke dhënë logon, prapë thotë logon e ka Lul Basha.
Eh mo Ramë ça ustai je. I ke dhënë një buf të bardhë atij dhe vetë mban buf floriri. E fërkon atë bufin e floririt naj çikë. Se vetëm ai bufi i floririt të mban në pushtet.
Kështu kujton se zgjidhet puna e trekëndëshit? Ia dhe logon e PD doktorit që të nxjerrë te 313 Ilir Metën deputet. I ke bërë hesapet pa hanxhi mo Rame.
Doni me e marrë Shqipërinë pajë por e keni tepru shumë. O trash zullumi Rame, 7x7 +313, bëjni gati këmishat me vija", thotë Basha.
Nuk kam rrespekt per Lulin qe nga 21-Janari ku u vrane 4 qytetar te pafajshem por ne lidhje me vulen, Ramen dhe Non-graden ka te drejte!
( 18 ) Klitorale sa rradhdalja nga Mauthausen dhe se sa do kushtonin agorasë në sytë e Athinasë një jastëk me pupla dhe një babuin lodër . Baobab është bërë në trashje edhe dilema nëse Pithagor në modernen kohë do qe një proksenet i famshëm mes suksesesh sesa me teoremat e tij të famshme dhe edhe sa ç'syneti s'ç'kyçi .
Po ketij I duket vetja si çun trendi?? Se ska mundesi,apo nga qe sia var njeri,Rames I vjen keq, dhe ketij I rre mendja se eshte ne loje!!?? Hajde Lulen hajde!
Or Lul kërrneta, ti ja hodhe e shmage 313-tën me raporte, i fute 313 million Euro në xhep me vjedhjen Rruges se Kombit, por si s'të vjen turp dhe e permend 313-tën. 313 million Euro, jane me shume se vjedhjet e pushtetareve Demokrate Socialiste LSI, bashke, or palaço politik!