Basha uron Trump për fitoren: Rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë! Miqësia Shqipëri-SHBA do përjetojë lartësi të reja

6 Nëntor 2024, 12:01Politika TEMA
Basha uron Trump për fitoren: Rikthim historik në Shtëpinë e

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për fitoren.

Basha shprehet se me Trump miqësia e Shqipërisë me SHBA do të përjetojë lartësi të reja.

"Urime të ngrohta @realDonaldTrump për fitoren e madhe dhe rikthimin historik politik në Shtëpinë e Bardhë.

Jam i sigurt se miqësia dhe aleanca e madhe e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të përjetojë lartësi të reja, falë mbështetjes së palëkundur të popullit amerikan.

Në çdo hap vendimtar të historisë së kombit tonë, shqiptarët janë bekuar nga mbështetja dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara.

Le të vazhdojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm të lirisë dhe demokracisë, të bashkuar në besimin dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave dhe besimeve tona të përbashkëta. Godspeed zoti President", shkruan Basha në X.

Lini një Përgjigje