Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Rama: Të procedohet sa më shpejt aplikimi i Shqipërisë për bashkëfinancim

22 Nëntor 2023, 13:09Politika TEMA

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Rama: Të procedohet sa më

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano. 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shkup, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me presidentin e Kroacisë, kryeministrin e Malit të Zi dhe kryeministrin e Sllovenisë, Rama theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt.  

''Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura'', tha Rama. 

2 Komente

  1. N
    Nardi.l

    Eshte ne regull nga trute kryeministri yne? Ne rast lufte bazat goditen te parat! Fqinjet tane po i heqin.

    Përgjigjjuni
    1. Çobani

      Nardi ha trahana dhe shko numero delet....hajde xhan...leri punetve kryeministrit, nuk ke as tru e as buthe per jeto pune!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje