BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit

24 Korrik 2025, 15:00Politika TEMA
BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me

Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese.

Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e shërbimeve publike dhe në mungesën e kapaciteteve për thithjen e fondeve të Bashkimit Europian.

Pavarësisht dispozitave kushtetuese dhe ligjore që sanksionojnë autonominë e pushtetit vendor, një fushatë “dorëzimi” të bashkive në duart e PS-së vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas deklaratave dhe kërkesave publike të Ramës.

Ndërkohë, i gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja po monitorohet në terren nga të deleguar të Partisë Socialiste duke ngritur shqetësime tek aktorë të ndryshëm civilë për një cënim të autonomisë vendore.

Të njëjtin shqetësim duket se ndan dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë duke iu referuar Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, e ratifikuar nga vendi ynë, ku përcaktohen standardet për ruajtjen e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve vendore, standarde të pasqyruaar edhe në ligjin për Vetëqeverisjen Vendore.

“BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e administratës vendore në Shqipëri”- i tha BIRN-it zyra e delegacionit në Tiranë, e pyetur nëse është e shqetësuar për sjelljen e kryeministrit dhe ndikimin që mund të ketë kjo gjë në autonominë vendore.

Duke iu referuar raportit të Komisionit për Shqipërinë për vitin 2024, delegacioni rithekson se “ndarja e përgjegjësive ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore vijon të jetë fushë me shqetësim, dhe në të cilën ka nevojë për përsosje të kuadrit ligjor lidhur me funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore”.

“Këtyre organeve vijojnë t’ju mungojnë burimet financiare dhe kapacitetet administrative të mjaftueshme dhe të qëndrueshme, dhe autonomia e tyre vijon të jetë e rrezikuar. Ofrimi i shërbimeve publike cilësore në nivel vendor vijon të jetë i kufizuar. Efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia e menaxhimit të burimeve njerëzore duhet përmirësuar”- thuhet më tej në qëndrimin e delegacionit.

Sipas delegacionit, autoritetet vendore luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, duke qenë se ato janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese domethënëse të acquis-ve të BE-së që kërkon qeverisje të efektshme në nivele të ndryshme dhe se BE po mbështet reformat me qëllim që bashkitë të përmbushin detyrat e tyre në këtë proces.

Këto reforma, sipas Delegacionit, përfshijnë punën lidhur me konsultimin publik, planifikimin e integritetit dhe kompetencat e qarta të qeverisjes vendore, si dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bashkiake dhe zhvillimin rajonal, përmes granteve për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

6 Komente

  1. H
    Hamza H.

    BE eshte e mbaruar , thote per dite qe Shqiperija duhet te punoje e luftoj korupsionin , tani qe Rama me te drejte shkarkon gjithe drejtoret per korupsion thone shkel te drejtat , dhe jo vetem drejtoret por e gjithe administrata , se nje lokal psh i duhet te mare leje te elektriku, te hidrauliku ,te kanalizimet ,te uji , e tj e tj ku pronari ka dhene te gjithve ketyre te bashkise para ne dore , e me te drejte Rama kerkon dorheqjen e ketyre krimineleve , dhe jo vetem dorheqje por te kerkoj hetim dhe denim me burrge per mit marje

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ligji i shkelur nga Kryeministri

      BE kërkon zbatimin e ligjit. A mund të shkarkohen kryebashkiakët nga kryeministri kur ata janë të zgjedhur me votë të popullit?

      Përgjigjjuni
    2. P
      Paguajme 4 administrsta publike rilindase

      A JU THASHE SE DO PAGUAJME 4 ADMINISTRSTA PUBLIKE TE RILINDJES, 2 QENDRORE E DY LOKALE?! RILINDJA KA BISEDUAR ME PARE ME TE SHKARKUARIT QE TE DOREHIQEN SE DO PAGUHEN PA PUNUAR MEQE U LODHEN NE FUSHATE. ! KANE BISEDUAR ME KETA TE BE QE TA NGREJE BE SI SHQETESIM DHE QE GJYKATAT TE VENDOSIN LIRSHEM PER TU DHENE PAGAT KETYRE GJOJA TE DOREHEQURVE! 100 PERQIND E BUXHETIT TE SHTETIT VETEM PER RILINDJEN!!!! PER JUGUN!!! DEMOKRATET E VERTETE DHE VERIORET E MIRE TE IKIN NGA SHQIPERIA!!! KJO ESHTE ZGJIDHJA ALLA RILINDJE PER SHPIPULLIMIN DERI NE FUND TE SHQUPERISE!!! MUND TE EMEROJE NDONJE TE SALIUT SE E KA SIVELLA DHE DO THOTE JA NDAVA PUSHTET ADMINISTRATIV ME OPOZITEN!!! SA TE ULET E INJORANTE JENI!!!! DO TI VILLNI...!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cen durimadhi.

        Hë Mero, ke filluar të marrësh kthesë, po stërvitesh për t'u ndeshur me Ramën me sa duket. Je mërzitur shumë që Rama i ktheu menderen Lali Erit. Po të vjen ngordhja, ke nuhatur se po të vjen rrotull laku pas qafës që të është trashur pak si tepër. Mbroje Lali Erin, se vetëm "mirë" do kesh, mund ti bëhesh shokë në shtëpinë e pushimit ku kanë për t'a çuar.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cen durimadhi

          Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berti

          Neser u shkon valixhja me para ketyre sumçeve te EU dhe bejne sikur harrojne.Mut Saliu kak Ramiu,mjere ne te shkretet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje