BE ka publikuar progres raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku thekson hapat e ndërmarra në procesin e negociatave nga vendi ynë. Në raport, thuhet se Shqipëria ka ruajtur angazhimin e fortë politik ndaj objektivit strategjik të integrimit edhe përafrimin e plotë me politikën e jashtme dhe sigurisë me Unionin. Ky qëndrim i Shqipërisë, thotë BE, një sinjal të fortë si partner i besueshëm.
Sa i përket demokracisë dhe reformimit zgjedhor, raporti i vlerëson zgjedhjet e 11 majit si konkurruese dhe të organizuara profesionalisht, por thekson se ka pasur mangësi, përfshirë mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike, duke shtuar se është e nevojshme një reformë e plotë zgjedhore për të adresuar rekomandimet e e pazbatuara të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Po ashtu polarizimi politik dhe mungesa e dialogut të sinqertë politik vazhdojnë të pengojnë punën e Parlamentit, thuhet në raport.
Ndalur te Reforma e Administratës Publike, BE thotë se Shqipëria është "mesatarisht" e përgatitur në këtëe fushë, megjithëse ka bërë disa përparime. Këtu përmendet miratimi i Strategjisë kundër Korrupsionit dhe Reformës së Administratës Publike 2025-2030. Sipas BE, problem mbetet edhe praktika e rishikimeve buxhetore të kryera përmes akteve normative nga ekzekutivi dhe duhet të kufizohet.
Funksionimin e sistemit gjyqësor e vlerëson me përgatirje mesatare deri në të mirë, me përparime.
"Procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët është finalizuar në shkallë të parë, dhe procedurat e apelimit janë në rrugë të mbarë për të respektuar afat kushtetues deri në qershor 2026. Vazhdon të ekzistojë shqetësimi për ndërhyrje dhe presione të padrejta politike ndaj sistemit gjyqësor. Cilësia e drejtësisë pengohet nga mungesa e mjaftueshme e magjistratëve dhe nga vonimi në zbatimin e plotë të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, që pritet të përfundojë vetëm në 2030, një afat që konsiderohet “dëmprurës”.", thuhet në raport.
Në luftën kundër korrupsionit, vlerësohet roli që ka pasur SPAK.
"Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka forcuar rezultatet e saj pozitive dhe ka krijuar një rekord solid në ndjekjen e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastet me zyrtarë dhe politikanë të rëndësishëm. Megjithatë, korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm. Kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit ka ndikim të kufizuar. Rekomandohet që kontrolli i deklarimeve të pasurisë të bëhet më efektiv dhe transparent, dhe deklaratat e personave politikisht të ekspozuar (PEP) të publikohen online.", thuhet në raport.
BE-se i ka mbetur sahati tek Spaku. BE asht shndrue ne nji makine rrangalle. Nuk duhet te shpresojne shqiptaret tek BE. Aleatet tane te vertete jane Italia e Turqia. Ti mbajm keto aleanca strategjike sepse BE nuk e ka te gjate, ajo mezi rrin ne kambe, boll asht plakur.