“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

4 Nëntor 2025, 08:50Politika TEMA
“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt për të rrëzuar shkarkimin e tij nga detyra dhe dekretin e presidentit për zgjedhje në Tiranë, me gjasë është porositur nga kryeministri Edi Rama. Sipas Qorit, ideja për të shkarkuar Veliajn dhe për të shpallur zgjedhje në Tiranë, iu kthye Ramës në bumerang.

“Nuk më duket vendim i drejtë ky i Gjykatës Kushtetuese dhe unë dyshoj se anëtarët nuk e kanë patur lirinë për të menduar dhe vendosur si gjykatës. Është tejet absurd mendimi se ti mund ta mbash një zyrtar të zgjedhur edhe katër vjet në burg dhe në paraburgim dhe ai të qëndrojë në detyrë, sepse sipas këtij vendimi, sikur Erion Veliaj të mbahej i paraburgosur për një ditë pasi të ishte zgjedhur, ne duhej ta mbanim në kurriz katër vjet të plota përsëri si kryetar bashkie.

Gjithsesi unë besoj se Edi Ramës i kanë dalë llogaritë keq që ta shkarkonte Veliajn dhe të kishte zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Në muajt e fundit kanë ndodhur disa ndryshime në jetën politike të Tiranës që kjo arroganca dhe mendjelehtësia e Ramës për të thirrur zgjedhje në Tiranë po i dilte si bumerang. Rama ndoshta nuk e ka pritur që Veliaj të rezistonte, ta padiste në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i qëndronte me kryeneçësi vendimit të vet, nuk e ka pritur që SPAK të merrej kaq herët me Belinda Ballukun, që është graduar si zv/kryeministre vetëm pak muaj më parë. Po ashtu ka patur shenja të përçarjes brenda PS në Tiranë, kritika dhe pakënaqësi. Faktori më i rëndësishëm për zgjedhjet ka të bëjë me kandidaturat. Manastirliu është kandidatura më e dobët. Ajo është përfaqësuese e një partie të korruptuar, një personazh pa autonomi, e akuzuar për disa vepra. Rama mund të kandidonte më mirë një nëpunëse të rangut të ulët. Rama nisi të shpërndante njoftimet e saj në FB për ta mbështetur.

Kandidatura ime, Lëvizja Bashkë, i mori zgjedhjet me seriozitet dhe në disa sondazhe. Një televizion armiqësor me ne, botoi një sondazh dhe më nxirrte 12.5 për qind në Tiranë. Pika më e keqe për Ramën ishte të shihej me tre alternativa. Alternativa e tretë për qytetarët unë besoj se për Ramën kjo është ndodhia më e keqe e mundshme. Edi Rama është bërë pishman që zgjodhi të hynte në zgjedhjet e Tiranës, ndaj mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është porositur nga Rama”- tha Qori.

8 Komente

  1. C
    Cufe

    Po PS edhe rojen e deres se Selise te kandidoje fiton o Z. Qori............ Mos ja fut kot.......... 12.5%te votave mer ti me gjith ate Zullapin e PD bashke

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emilia

      U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emilia

        U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin tuaj të kriptomonedhave. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jeniceri

          O Qorri ! Thon ,se une nuk e besoje, qe je me i miri nga kaubojsat e rinje . Me keto ,qe thua , me dukesh shume naiv . Vendimi, qe mori Kushtetuesja, eshte porosi e Rames . Ku do te dalesh me kete alibi ? Mire do besh ,si i vogel qe je ,te ndjekesh si luajne kaubojsat e medhenje te politkes shqiptare .Gjeje ndonje shtege te kapesh ndonje kocke. Sic ka nisur kjo pune ,ne te dy krahet e partive te medha ,do katandisesh me gjishte ne goje. Perfito sa te mundesh ,duke u buzeqeshur se do mbetesh si Nard Ndoka. Mos degjo Cupin se ai ka rrjedhur , kur tha se Kushtetusja ,me vendimin pro Veliajt ,beri grushte shteti . Nje servil i peshtire here me Berishen e here me Ramen , mendon si malok i trash . Po humbi Berisha ,kam Ramen ,po humbi Rama kam Berishen .Ja keshtu mendojne te shtyhne jeten ne politke lepirsat, qe jane pa fryme kombetare .Po ti crruge do te zgjedhesh me kete bombe, qe as mizat nuk vret . Po ta donte Rama Veliajn nuk e katandiste ne ketye fare shkalle . E pate si ishte transformuar Veliaj ,si nje femije befotrofi.Mos u ngaterro ne te thella se do humbasesh nese te pelqen politka . Jo te gjithe bejne prokopi, me bla, bla, bla.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luftetar kunder idioteve

            Ti jenisherri qenke një zog gomari qe nuk te gjendet shoku Sa per dijeni I nderuari z Çupi ka lindur ne asfalt e jo si ti ti farë qypi qe ke lindur gerxheve dhe po te ishe sa një opingë e tija je boll

            Përgjigjjuni
          2. D
            Detari

            Ore sa qejf keni te beni konspiracione o Qorr. Te dija ndryshe qeke dhe ti si ai Shehu. E te dy jeni si ai idioti Cakua. Na cat bythen Rama rama pas cdo ferre. Edhe po t humbte ai do thoshit e komandoi Rama gjykaten. Ec mor burre behuni pak njerez normal se na hapet barkun

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iso

              Arlind! Mos fillo edhe ti si keta te nevojtores pd se pastaj behesh binjak me sharlatanin llape.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Votuesi i lirë

                Qorr, qorr, po ky farë qorri ka"vizion"! Nga na dalin këta lesh teoricienësh, o i madhi zot! Edhe hajde pastaj mos e voto Ramën! Rama i fiton rë gjitha bashkitë, o qorro!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje