Begaj dhe Spiropali nisen drejt Zvicrës, marrin pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën

15 Qershor 2024, 09:45Politika TEMA
Begaj dhe Spiropali nisen drejt Zvicrës, marrin pjesë në Samitin

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenti Bajram Begaj janë nisur sot drejt Samitit të Paqes për Ukrainën që do të zhvillohet në Zvicër.

"Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër”, shkruan Spiropali.

Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

1 Komente

  1. T
    Tom

    Nuk eshte lajm ky o Mero....lajme te stilit oriental....nuk I interesin kujt kjo...por normal kur te ardhurat nuk I ke nga gazeta shkruan gjera qe I interesojne udheheqjes dhe birose.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje