Behgjet Pacolli: Albin Kurti ka gëzuar Serbinë, me mospjesmarrjen në takimin e Tiranës

17 Korrik 2023, 19:00Politika TEMA

Behgjet Pacolli: Albin Kurti ka gëzuar Serbinë, me mospjesmarrjen

Deputeti nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se mospjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës në takimin joformal në Tiranë me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, e gëzon shumë Serbinë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka treguar mospërgjegjësi totale duke refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në takimin përgatitor të Samitit të Berlinit, pa marrë parasysh faji i kujt është, që tani kryesohet nga Shqipëria, është lajmi më i keq që mundet t’i ndodh Kosovës. 

Kjo iniciativë ka në fokus integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE dhe se aty janë bërë shumë lehtësime për Kosovën duke pasur parasysh se Serbia gjithmonë ka qenë refuzuese ndaj pjesëmarrjes së Kosovës. 

Mospjesëmarrja e Kosovës e gëzon shumë Serbinë. Keqardhja ime është mungesa totale e përgjegjësisë së Qeverisë dhe kryeministrit që përkundër se ishte i ftuar, refuzoi pa asnjë arsye”, ka shkruar ai në Facebook.

Takimi, i cili u zhvillua në Vilën 30 në Tiranë është mbajtur në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor.

4 Komente

  1. R
    Rrespekt per zotin Pacolli

    E ke gabime i nderuar Pacolli kosova u perfaqesua nga kryeministre Bernabiç .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe BINI

      Joooo breeee ! Thjesht ka zbatuar urdherat.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanina e ismailit

        Eh more Palc-holl Kremlini!Me shume Beogradin e ka gezuar vrasja e Jusuf Gervalles ,Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes ku ti je nje nga ata organizatoret dhe financues sesa mosvajtja e Albinit midis sherbetoreve te Serbis me ne krye kryemutin e Shqiperise...!!!Sa me shume sulmoni Albinin me shume i besueshem behet qendrimi i tije....Rrofte shpurra e sherbetoreve te Serbise me ne krye kryemutin.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergj Fishta l riu

          Populli shqiptare ka nje thenje... Mos i shiko gunen, Por shikoi punen. Lirimi i tre policeve asht ajo qe Serbia de fekto e njohu shtetin e Kosoves. Mos ju kundervini Albinit Por ndihmojeni te arrije objektivin e enderres se kahershme shqiptare... Shqipnia e plote. Kuptohet populli i Kosoves duhet te terheq serish cmimin e sacrifices. Keshtu Kosova ka tagrin historik te perpjekjes per bashkim. Kurse Shqipnia qysh Kur ra nder kambet e laperit te Gjirokastres Enver Hoxha, vetem vjene duke e sabotuar ceshtjen kombtare.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje