Liderët e Ballkanit në Tiranë, Albin Kurti në Kretë. Ja ç’ndodhi në Samitin informal

17 Korrik 2023, 14:49Politika TEMA

Liderët e Ballkanit në Tiranë, Albin Kurti në Kretë. Ja

Në Tiranë u mblodhën këtë të hënë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të folur për Procesin e Berlinit.

Por në takimin e kërkuar nga Rama mungoi kryeministri Albin Kurti i cili zgjodhi të shkonte në ishullin turistik të Kretës në Greqi për takimin e një organizate politike të të majtëve.

Samiti zyrtar i Procesit të Berlinit mbahet në tetor në të cilin Albin Kurti konfirmoi se do të marrë pjesë.

Mikpritësi kryeministri Edi Rama mbërriti i pari në Vilën qeveritare numër 30 për t’ja lënë vendin ardhjes së katër kryeministrave të tjerë.

Përballë Oliver Varheily, komisioner për zgjerimin me BE, në drekën e punës kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në nevojën e pasjes së një qëndrimi të unifikuar të kërkesave për BE gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë pas dy muajsh.

Kosova mungoi në këtë takim paçka informal, tejet i nevojshëm për këtë proces sa politik e me theks tek ndërlidhja rajonale e me përfitime ekonomike.

Pak përpara se në Tiranë të niste ky takim nga Prishtina, zyra e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, u kujdes në të theksuarin e mos-pjesëmarrjes edhe të zëvendës kryeministrit, në mungesë të shefit të qeverisë së Kosovës që ndodhet në Greqi.

Takimit informal që supozohej të ishte 6+1 por u zhvillua 5+1 i parapriu një turi ballkanik dy ditor i kryeministrit Edi Rama në çuarjen përpara të Procesit të Berlinit, në një kohë që Shqipëria mban kryesimin e kësaj nisme.

3 Komente

  1. U
    Udheheqesi inatcor

    Hajn ca dreka qyl ata rroft sebepi apo e kam gabim?! Nderkohe fjalet e huja si psh leader ose lider duhet te zevendesohen me fjale shqip ne gazetari

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albini

      Cfare pune ka Kosova me takimin e Ballkanit Perendimor. Me Albinin vendet fqinje jane Turkmenistan Afghanistan Taxhikistan. Do te bej dhe referendum per ndryshimin e emrit ne Kosostan dhe formen e qeverisjes ne kalifat. Hallall Albin

      Përgjigjjuni
      1. 5
        5 1 apo 4 1

        Kush ishte nga Bosnja dhe Hercegovina se në foto nuk ishte askush nga ky vend?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje