
Ka nisur mbërritja e disa prej liderëve të Ballkanit në “Vila 30”, aty ku do të zhvillohet takimi joformal në kryeqytetin tonë. Ndër të parët që ka mbërritur në takim, është kryeministrja e Serbisë dhe ajo e Bosnjë-Hercegovinës.
I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.
Takimi, që do të mbahet te ‘Vila 30’ është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytet, më 16 tetor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit këtë vit kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë. Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, as ky takim joformal nuk pritet të ulë në një tryezë kreun e ekzekutivit shqiptar, Rama, dhe homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, marrëdhënia e të cilëve është ftohur prej disa muajsh.
Një projektstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka rritur tensionet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.
Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, sot do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou. Në takimin e së hënës mes udhëheqësve të rajonit, Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiç.
Ne keni perendi mos u merrni me me Kurtin,ky mesa duket do ta coje hajvanllekun deri ne fund,lum(mjere)populli kosovar me te.
Mos tja ndaj kurti , se per lesh ka per ti cu te shkretit njerez
Bravo Rames qe di te mbaje maredheniet e mira dhe te beje takime te tilla
Ne pritje te lajmeve te mira
Urojme te dilni me lajme te mira nga kjo mbledhje
Takime te tilla vetem rama di ti beje
Shpresoj qe kurti te reflektoje sa me pare e ta pranoje kete mbledhje
Albin Kurti beri gabim qe nuk erdhi ne kete mbledhje qe kryeministri organizoi
Te shpresojm sa me shume lajme pozitive nga ky takim
Takime nga me te ndryshmet te cilat i forcojne edhe me shume marredheniet tona me keto vende,ju lumte
Nuk ecet me kryenecesi o albin, po shiko situaten dhe velto me mend
Sa me shume suksese te kemi nga ky takim dhe sa me shume lajme te mira
Rama nje lider i denjte per Shqiperin per tu duartrokitur ????????
Urime dhe plot pozitivitet te dilni nga ky takim
Une pres lajme shume pozitive ne kete takime ne tiran kam besim tek zoti Rama