Paralajmërimi: SHBA do shpallë edhe 19 persona non-grata në Ballkan

17 Korrik 2023, 14:40Politika TEMA

 

Paralajmërimi: SHBA do shpallë edhe 19 persona non-grata në

Analisti Bedri Elezi deklaroi gjatë një interviste për Euronews Albania se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti.

Analisti shtoi se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar nga SHBA-të vjen pas një hulumtimi 5-vjeçar të bërë nga shërbimet sekrete amerikane në rajon. Ai shton se këta persona konsiderohen nga SHBA-të si individë që kanë cënuar marrëdhënet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Departamentin e Shtetit, si dhe kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-ve.

“Pritet të kemi në Shqipëri, pritet të kemi në Kosovë, pritet të kemi në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, në të gjithë Ballkanin persona non-grata.  Është një hulumtim që është bërë diku te 5-vite nga administrata e SHBA-ve dhe është zbatuar përmes shërbimeve sekrete në Ballkan. Tani këto informacione janë përpunuar dhe vendimi është që minimalisht të shpallen persona të padëshiruar për SHBA-të të gjithë ata që kanë cënuar marrëdhëniet me SHBA-të, sigurinë e saj apo interesat e saj në Ballkanin Perëndimor”, tha Elezi.

5 Komente

  1. G
    Gimi me tha mua atje te 7 % nga ana ime

    Kete sikur nuhaste koklopa spiun qe u vertitej anglezeve poshte e larte neper ambasade ….qe ber si roje i ambasades lamashi …..dicka kish nuahatur , mos e merni per gomar Ilirin ore , dicka di nga spiunlleku koklopa ….

    Përgjigjjuni
    1. U
      Umor tek foltore

      O zoteri po aman bre burre po le te shpalle sa te doje vetem nje lutje kam t’ja heqi kriminelit Sali Berisha ate non graden se shikoi te kam rixha si e presin mbeshtetesit goje hapur breket plot , shiko per gjynah qe nga Faro, Paloka, Cim Gjata , gaze . ari Collaku , Lymi Lushnjes . . . . . . . . . . . . .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pipi

        Thuajini Amerikës ta bëjë listën me 21; të shtojë dhe Andin e bush(t)atit dhe Yllin e manj(h)amit se na ç.b.

        Përgjigjjuni
        1. a
          alphade

          Ne Shqiperi, pa arrestimin e binomit Berisha-Meta, s’keni bere asgje vecse nje vrime uje ! Shqiptaret do te qetesohen atehere kur te dy figura te urryera t’i shohin prapa hekurave …….!!!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Margarita sy pordha

            Ve doren ne zemer usa per kupolen e hajduteve....

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje