Bejko: PD është pronë e ish-kryeministrit Berisha, duhet të ribëhet!

23 Gusht 2025, 09:49Politika TEMA
Bejko: PD është pronë e ish-kryeministrit Berisha, duhet të

Analisti Roland Bejko në një intervistë në “Tirana Live” foli për zhvillimet politike, duke u ndalur tek situata në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se PD fillimisht duhet ‘që të ribëhet’, duke nënkuptuar që të ndryshojnë të gjitha, pasi sipas tij aktualisht “është pronë e Berishës”.

“Berisha ka qenë aty, në vendimet e mëdha. Sa për hapjen kemi gjithë jetën që themi për hapje në PD. Ka humbur besimi…Ndaj hape sa të duash Partinë Demokratike… Edhe gjatë kësaj kohe që Berisha u kthyer për të shpëtuar PD, por ai vetëm e thelloi krizën në PD. Berisha pas zgjedhjeve të 2021 u kthye dhe mbështeti Bashën që humbi… në atë kohë po të ndërhynte dhe të tregonte se ishte koha për PD për ta shpëtuar…Por ai e ndau e përçau, u rrahën e fyen me njëri tjetrin…Duke qenë edhe me një status non grata e bëri edhe më keq. Pra e bëri më personale dhe kjo u manifestua atje ku ai tha se nuk do ta bënte më se e kishte bërë paraardhësi i tij…”, tha Bejko.

Gjithashtu gjatë intervistës, Ilir Alimehmeti bëri edhe një koment, për zbatimin e nenit “Basha” në PD…

“Nëse dikush mendon që ky statut nuk është zbatuar mund t’i drejtohet organeve ligjore. Ndaj na lejoni në forumet e brendshme të bëjmë punën e brendshme. Por ajo që na intereson rikthimi tek meritokracia…Sa më pranë bazës shkon aq më e qartë bëhet situata…A është zbatuar apo jo statuti, unë jurist nuk jam. Ka një gjykatë aty…Por nuk di të ketë çështje që të jetë çuar nga ndonjë prej anëtarëve”, tha ai.

Nga ana e tij, Bejko, shtoi se ‘Berisha është Berishizmi’, pra konfliktuazime dhe mosrespektim i rregullave.

“Brenda partisë kanë frikë nga berishizmi…Berisha duhet të bëjë një hap pas, të bëhet një proces përbashkues…të jetë i ndershëm pa delfinin e kryetarit, por edhe me Berishës sado të riformatohen këta, nuk fitojnë dot më besim. Zotëria mori vota sepse qytetarët patën besim të ky”, tha Bejko.

Bashkëngjitur bisedës në studion e “ABC News”, në analizën e tij Ilir Alimehmeti, tha se një ndër gabimet më të mëdha si këndvështrimit të tij që ka bërë PD, është bojkotimi.

“A duhet të hyjmë në parlament, mendoj se po. Unë jam shumë i qartë me të gjithë diskutimin. Në mendimin tim këto ishin votime dhe jo zgjedhje absolute… Gabimi madhor që ka bërë PD është bojkotimi…Në fund je zgjedhur përfaqësues i njerëzve për elemente të rëndësishme dhe të paktën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore duhet të jetë e pranishme. Nëse nuk kemi një census të partisë nuk bëjmë dot një organizim pune afatgjate…”

4 Komente

  1. M
    Munika

    U befshi mut e u hengshin qente. Nuk bete dot zap as kete kufome qe leviz me oturak nga pas. Kush mund te besoje me tek brekdhjere te tille.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirane

      PD eshte pron e Salehut. Ps eshte prone e Ramutit. Nje popull i tere qe sdi te dali nga kurthet e Salehut e Ramutit.

      Përgjigjjuni
      1. Çika

        Roland ke disa kohë që fletë dhe jep mendime por e gjitha kjo ngel në njërreth vicioz More i nderuar me fjalë sado të gjëndura të jenë nuk e hiqëni Saliun Jeni disa zëra që po përpëliteni të dilni nga qerthulli që ju ka futur Saliu . Por pa një organizim dhe program për ta bërë realitet largimin e Saliut nuk ju afrohen as anëtarët e PD as militantët as intelektualët as simpatizantët të paktën ata që ju respektojnë juve si Roland dhe disa të tjerë .Ore po ju jeni në Gjirokastër por është dhe Açka në Elbasan bashkë me prokurorin Dash Sula por ka dhe të tjerë si Alimehmeti apo Murrizi në Lushnjë Në vlorë ka po kështu ka figura që janë kurajoz për tu përballur me të keqen .Në korçë Bilisht ka zëra që e kanë çfaqur pakënaqësinë Në Shkodër po ashtu në Durrës etj Por mbi të gjitha janë me mijëra intelektual që janë lënë në hije dhe po ttju afroheni me siqeritet dhe ide të warta se çfarë duhet të bëni ata do tju mbështesin dhe mendimet e tyre do të jenë llavë vullkani në se shpërthejnë .Për ndonjë zë apo dye tre të tillë me sloganin duhet të largohet Berisha skeni gjë në terezi Saliu jeton sa ti dojë qejfi në krye të rrokopujës që ka bërë për këto tridhjete katër vjet .Bashkimi i zërave të të gjitë spektrit opozitar dhe në veçanti organizimi i një lëvizje të mirë menduar e të orjentuar tek baza e PD , dalja me një dokument në emër të bazës së partisë ,deputetëve dhe ishdeputetëve të ,intelektualëve me zë dhe ish apo që janë kontribues në opozitën e PDtë cilët kanë kurajo dhe duan me sinqeritet riorganizimin e partisë etj është një rrugë që duhet ndjekur Po kështu ky dokument apoletër tju bëhet publike gjithë mediave .Tju kërkohet forumeve ekzistuese të PD të përkrahin inisiativën për riorganizimin rrënjësor të PD ,në të kundërt të kërkojnë dorëheqjen e tyre. Kjo mundet të konsiderohet një grupp fraksionist në gjirin e PD dhe të kërkojnë ligjërimin me anë të statutit . Por kjo mundet të ndodh vetëm në se ka guxim dhe dëshirë të sinqertë nga këta zëra ,ndryshe që sot janë pak ,por shumë shpejtë një përrua i vogël bëhet lum kur prurjet janë të mëdha . Punoni o Bejko dhe mos e konsumoni veten si guri i mullirit që bluan ( vjen vërdallë) pa drith .E vërteta është që jam i majtë por mado dëshira të kemi një opozitë moderrne pse jo dhe agresive në kuptimin e luftës parlamentare , por jo një zhgarravinë të tillë opozite që do të mbahet mënd vetëm për poshtërsi për krime për shitje të atëdheut dhe gjuhës të shfrenuar për të sharë ofenduar çpifur dhe etiketuar Shqipërinë si vëndi ku sundon droga nëpër kanceleritë Evropiane .Jo ,kjo opozitë dhe PD nuk i duhet askujt dhe është fatëkeqësi që e kemi në një nivel të tillë..Tëgjithë duhet të kontribuojnë në korigjimin e gabimeve fatale që kanë mbërthyer për gryke opozitën dhe në veçanti PD. Po nuk e lidhët për gryke Saliun si një qën që kur tërbohet ha dhe të zotin jo më nepër rrugë .nuk keni gjë në vijë .Më e mira u bëftë për të mirën e Shqipërisë dhe të opozitës .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tritani , deputet i Gjirokastrës dhe Lazaratit .

          Roland Bejko , të mos bëjë llogje nëpër ekrane , po të shkojë në Lazarat e në Gjirokastër , ku ka qenë kryetar i PD , tu thotë fshatarëve te tij dhe disa gjirokastritëve që ëndërronin të merrnin pronat e gjyshërve , që i ka gënjyer se Saliu do të sjellë demokracinë dhe do tju kthejë pronat e të parëve të tyre . Fshatarët e tu u bënë të pasur, se Sala e bëri Lazaratin serë experimentale për drogën , ndërsa ata që ëndërronin pronat e gjyshit u bënë drejtorë , vodhën sa mundën dhe i bënë naftën qytetit . Ata gëzojnë prenë e vjedhur në Tiranë , Durrës e ku të mundin më mirë . Kur të kesh bindur këta për të vërtetën , jepi zë në shtyp , ekran e rrjete sociale , organizohuni si dikur , bashkohuni me shumicën dhe përmbysni Saliun demokrat , të kthyer tashmë në një hajdut ordiner te çertifikuar .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje