
Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK e ka dokumentuar me prova arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash.
I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se SPAK ka prova dhe se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket drejtësisë.
Për avokat Ngjelën, Greqia nuk ka punë që të merret me çështje e brendshme të gjyqësorit në vendin tonë, ndërsa insistoi se në Himarë nuk ka grekë.
"Ç’punë ka Greqia me Himarën. Ku ka grek në Himarë. Ato janë labër, ku ka grekë aty. Ku ka minoritar atje. Është kapur me prova duke blerë vota, u kap do të shkojë burg. Çdo njeri mund të kapet, ky është kapur me krim. Flitet ka bërë krimin apo se ka bërë krimin. SPAK ka prova se çfarë rrezikshmërie paraqet.
Këto janë absolute. Asnjë njeri s’ka të drejtë që ti ndërhyjë SPAK-ut. Ambasadorja i ndërhyn SPAK, çpunë kanë, Çfarë e dinë këta veten. Kanë një Dule këtu! Kush po çan njeri kokë për to. Kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojë. Nuk ndërhyn tek ata askush. Korrupsioni s’ka lidhje me politikën.
SPAK e ka të dokumentuar blerjen e votave nga ana e Belerit. Këtë e ka arrestuar SPAK s’ka lidhje politika këtu me këtë muhabet. Rama nuk mund te jetë naviv. Është kryeministër dhe nuk mund të krijojë naivitet. Dulja të shkojë në SHBA që ta zgjidhë. Ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale.
Ky nuk është konstituar. Nuk ka ky bazë juridike. Është zgjedhur nga populli por ka bërë një krim. Ç’punë ka Greqia me pushteti gjyqësor shqiptar. Ambasadorja duhet të shkojë në gjyq. Ku ka grek atje, po le çfarë thonë ata. Konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen", - tha Ngjela.
O Taku! Po si është zgjedhur nga populli kur ai në fakt ka lëshuar paratë për votat?? A nuk është arrestuar ai për blerje votash?
Po Rama cfare donte me Beogradin per policet kosovare?Kosova eshte shtet tjeter dhe Serbia tjeter dmth ngaterrohen 3 shtete.Greqia kerkon hesap per minoritarin e saj etnik qe ka dhe vetem shtetesi shqiptare dmth gje direkte dhe pergjegjesi direkte.Ky i joni leshonte ultimatume dhe nuk i tha njeri frazat klishe “per drejtesine absolute dhe te pavarme”.Te gjithe e dime c’ muto drejtesi ka Shqiperia????????♀️
Policet u rrembyen brenda Kosoves qe eshte tashme nje shtet i pavarur. Pra Serbia ka kryer terrorizem i cili denohet nga te gjitha shtetet dhe demokracite perendimore. Ky grekofili Bej-leri ka kryer terrorizem ne kufi duke vrare ushtaret e nje shteti sovran; gjithashtu, ky injorant ka vjedhur vota dhe nuk mund te ushtroje fuksione publike. Grekofilet, ku ben pjese edhe ti, meritojne qe shteti shqiptar te sillet ndaj tyre sic sillet shteti grek ndaj shqiptareve.
Po e vertete cfare kane greket ne punen e gjygjtareve tane.Ato jane te pamvar ne vjedhjet e tyre .
O zoti Ngjela ! Po Grepia eshte si Bytham qe nuk rri dot ne nje vend .Ja kjo eshte pegjigja