“Kokë më kokë” me Bashën për kreun e PD, Gjergj Hani: Unë jam atlernativa qe do të sjellë ndryshim për demokratët

27 Qershor 2023, 11:40Politika TEMA

“Kokë më kokë” me Bashën për kreun e PD,

Gjergj Hani, kandidati i cili sfidon Lulzim Bashën në garën prë kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat do të mbahen më 29 korrik, në një konferencë për gazetarë prezantoi projektin e tij për drejtimin e së djathtës.

Hani tha se ka qenë një mbështetës i Bashës mirëpo me rikthimin e tij ai tregoi se sërish nuk kishte premisa të qarta për drejtimin e së djathtëve.

Hani shtoi se ai është alternativë, jo se është Gjergji Hani, por idetë që do të sjellë për demokratët.

“Kam qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Bashës dhe prisja që rikthimi i tij në skenën politike, do e pranoja nëse do të vinte me premisa të qarta mbi atë që ndan PD-në nga Sali Berisha. Cilat ishin mënyrat që ai do të përdorte për rindërtimin e PD-së për ta shkëputur nga partia e pazareve të pushtetit apo nga partia e liderit.

Isha i bindur që Basha do të kthehej me këto premisa. Kthimi i tij u ndërtua mbi bazë demagogjie populiste. E ndjeva si një sfidë personale me ata 104 mijë demokratë dhe mora përsipër që të sjell para shqiptarëve e demokratëve zërin e atyre që shkuan të votojnë duke e ditur fare mirë se do të humbisni. Unë jam një alternativë.

Alternativa ndryshon sepse nuk është Gjergji por ideja që do të sjellë Gjergji për demokratët. Duhet një hapje e madhe e PD-së, jo në teori, por në praktikë. Të rifreskojmë burimet njerëzore përfshirë edhe prurje nga diaspora. Kryetari i partisë të krijojë qeverinë e tij në hije. Anëtarësia në PD të ulet nën moshën 16 vjeç”, tha Hani.

4 Komente

  1. H
    Hekri

    Anetaresia e pd ye ulet nen moshen 16 vjec.. Nga kopshi me mir o Hano.. ????????????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Përsa kohë ata janë e ardhmja, pse jo? Por jo nën 16 vjeç, që mund të jetë një lapsus, apo gabim shtypi. Ka shtete, si psh. Greqia që 16 vjeçarët kanë të drejtë të votojnë.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pal Melyshi

      Urime zotit Hani ! Demokrakt i vertete, kategori qe ka munguar keto 32 vjet , i jane mbyellur dyert. Nje vrejtje per Ju te stafit te Gazetes Tema : Si ka mundesi sa here qe shkruan fytyra me zeze e 32 vjeteve te ahtuqujur Demokraci Spiui i Sigurimit Prec Zogaj ( Ciftelia ) perfaqsuesi personal i Diktatorit Ramiz Alia ne P.D. Ky spiui shalatan i Lezhes i ka mbledhur Spiuat tek Spiuni Fevziu jep mend shto dhe spiunin Artan Hoxha. Ky Preci ka perfituar nga cdo gje , privatzime Tendera , Leje Pallatesh nga Tirana , Lezhe ,Vlore , Golem ,Sarande etj. Djalin keshilltare ne Presidene keshillonte Spiunin President I.M

      Përgjigjjuni
      1. P

        Lini një Përgjigje