
Kandidati për postin e kreut të Partisë Demokratike, Gjergj Hani prezantoi sot projektin e tij për drejtimin e së djathtës.
Në një konferencë për mediat Hani u pyet dhe në lidhje me takimet e zhvilluar, ku shihet krah Lulzim Bashës Ai tha se çuditet për perceptimin që kanë shqiptarët për politikën, e shton se do që ta dëgjojë në mënyrë që ta luftojë.
"Ua më çudit sesi shqiptarët e perceptojë politikën me idenë se shqiptarët duhet të theren. Unë dua të shkoj që të shoh ta dëgjoj. Që ta luftosh duhet të njohësh.
Se kam fshehur se kam qenë një nga mbështetësit e Bashës. Në momentin që nuk më bindi më mora përsipër këtë inciativë" - tha Hani.
Ti e ke mirë o mik , po këta gazetaret tanl janë mësuar me kërmën plakë viçidoli, me hutë , per ta burre , i zoti është ai qe bërtet, therret, të vret, të vjedhe, kështu janë mësuar ata për 30-vjet,..!!
Zoti Hani, edhe pse nuk të njoh, (ka nja dy javë që ta dëgjova emrin dhe ta pashë fytyrën), nisur nga parimi demokratik se për kryetarin e PD, duhet garë me kandidat serioz, të pavarur, me integritet dhe një platformë bindëse, të kam përkrahur. Atëhere nëse i ke cilësitë që rendita, edhe ndonjë tjetër të pa thënë, mbushjua mendjen dhe zemrën demokratëve dhe uroj të fitosh. Por fakti që pohon se e ke dashur Bashën, më bën të kuptoj që nuk je aq sa duhet inteligjent dhe me instikt politik, çka kërkohet si parakusht i domosdoshëm për një lider, aq më shumë këto për vetë situatën ku ndodhet konglomerati berisho-bashist. Shtoj këtu dhe aftësi të tjera, si psh karizmën, për të tërhequr elektoratin gri për të mundur në pranverën e vitit 2025 Ramën dhe PS. Jo se këto i ka Basha, por ti duhet të jesh ndryshe nga ai. Në të kundërt, më vjen keq të ta them, por ka të ngjarë të jesh thjesht një fasadë, për gjoja zgjedhje të ndershme, në dobi të Bashës.
Bravo e madhe për ju zotëri!! Kjo ishte cfarë donim të shikonim më 1990ën. Por e morën cubat e Ramizit në dorë që atëherë dhe demokracia vdiq. Ke votën time dhe të gjithë familjes pasi të gjithë duam që ti ta fitosh. Boll më me të degjeneruarit dhe të korruptuarit. Do bësh mirë ti numërosh Bashës përgjegjësinë e tij për 21 janarin dhe shitjen e zonës ujore Greqisë. Suksese!