
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Benet Beci në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm teksa ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, u ka bërë atyre një kërkesë.
"Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes…dua të falënderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur!
Por kam dhe një kërkesë..vite më parë në fushata, viheshin postera gjithandej, duke ndotur fasada e duke bërë pis imazhin e një qyteti.
Tani kohët kanë ndryshuar, fatmirësisht nuk ndotim më mjedisin, por po ndotim pafund “muret” e profileve në rrjete sociale.
Përveçse e pakuptimtë, kjo “luftë” për të ngritur ekipe njerëzish me profile fallco që baltosin pa logjikë, pa etikë, pa edukatë, më duket një shpenzim i pafund energjish, që po ta kanalizonim në një tjetër drejtim do të mund të bënim punë shumë të mira.
Ndaj ftesa ime është e hapur dhe e qartë: do t’i përgjigjem kujtdo që pyet e ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd të përfshirë në këtë garë për qytetin.
Jeta është shumë e shkurtër për me pasë kaq mllef, e Shkodra është shumë e bukur për mos me dalë me e pa sa herë gjejmë kohë.
Ditë të mbarë për të gjithë", shkruan ai.
Shko or palaco,qe e keni kthyer Shkodren e kultures europiane ne nje qenef Anadolli!
Shkodra nuk është vetëm e synetlliqeve , mor ti që merresh me ato punë , por edhe e artit e kulturës , e sportit dhe punës , e të tanave . Nuk i thojn kot "me ken shkodran , të tana i ban" . Po me sa duket zotërote vetëm me synetlliqe je marrë dhe prandaj ke ngelur te ura e Bahçallikut. Me kpto mendësi nuk ke me hi kurrë në Shkodrën Loce .
Bravo
Ne se shkodranet votojne Spahine jane populli me trashe ne Shqypni por besoj se kete here nuk do gabojne