“Truprojat vdekje të mistershme”, avokati: Ja 3 adresat dhe njerëzit që e shesin floririn e vjedhur të Krrabës

20 Prill 2023, 10:39Politika TEMA

“Truprojat vdekje të mistershme”, avokati: Ja 3 adresat dhe

Si kryeministër, Ilir Meta u akuzua nga kryetari i Partisë Demokratike për grabitjen e thesarit të shtetit në Kërrabë. Gjithsej, ishin zhdukur 280 kilogramë flori. Berisha, i drejtohej Metës me epitetin “Ilir Floriri”. Sot, ky i fundit i ka harruar ato akuza. Inventari u bë në 7 prill të vitit 2000, plot 3 vite më vonë nga momentet kur mendohej se ishte bërë grabitja. Këtu, është hija më e fortë e dyshimit.

“Ai me ça ka thënë vet e provon që ishte vjedhur floriri por shmangte veten, nuk shmangte dot ama pse nuk kishte bërë inventarin që u bë në prill 2000 dhe nuk e bëri që kur erdhi kryeministë”, u shpreh avokat Idajet Beqiri.

Avokati Idajet Beqiri, njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar ka bërë një padi në SPAK për këtë cështje. Në dosje, ai përmend me emra konkretë dy persona që sipas tij kanë transportuar arkat me flori. Në mënyrë të mistershme, ai thotë se ata janë ndarë nga jeta mjaft të rinj.

“Dëshmitarë të tjerë, një është në Durrës, dëshmitare femër, që e shet edhe sot, mundesh të vesh nëse do jetë serioz SPAK, ia kam dhënë emër mbiemër ku shitet sot floriri Krrabës. Në Pragë, Ceki, 3 dyqanë, i kam dhënë emër mbiemër kush shet floririn e Krrabës në Selanik”, tha avokat Idajet Beqiri.

Ajo çështje, mbeti përherë në nivele të akuzave politike. Padia penale që bëri shumë vite më vonë avokati Beqiri u pushua nga SPAK.

“Biznesi i vizave”, dëshmitë: Si u forcuan pozitat e dyshes “Meta-Kryemadhi” në hapat e parë.

Në vitin 1995 MonikaKryemadhi zgjidhet kryetare e FRESSH për Tiranën. Interesant ishte fakti që komisionin zgjedhor e drejtonte partneri i saj Ilir Meta. Po atë vit, Meta u zgjodh kryetar i FRESSH. Kryetare e Komisionit zgjedhor ironikisht ishte Monika Kryemadhi. Fushata ishte agresive. Në fund, të gjithë ata që mendonin ndryshe, u mënjanuan pasi Ilir Meta mori drejtimin e FRESSH.

“Është futur temperamenti i tij për karrierë, arrivizmi, natyrisht i justifikueshëm për karrierë në #politikë. Po bërë karrierë do përdorësh edhe brryla. pati përplasje mes tij e Majkos kush do drejtonte forumin, gjetën një të mesme, e ndanë, postaj herë Pandi e herë Meta”, u shpreh ish deputeti Braho.

“Si u bë 23 vjeç deputet etj, u bë pikërisht nga kjo shkollë në thonjëza që krijoi Berisha dhe i hodhi këtej dmth, këta deputetë u bënë në kuadrin e asaj që kontrolloheshin, Iliri dihej që ishte me dosje dhe e pruri si të besuar Saliu dhe u çua në një zonë nga më të sigurtat që ishte Skrapari”, tha avokat Beqiri.

Në vitin 1995, Monika Kryemadhi u zgjodh zëvendëspresidente e Internacionales Rinore Socialiste. Partneri i saj Meta ishte sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste. Ata fituan pushtet të madh brenda partisë për raportet që kishin me ndërkombëtarët. Madje, favoret që bënin duke u siguruar viza të rinjve të FRESSH, ishin metoda që i fuqizoi duke shtrirë ndikim. Shpesh organizoheshin delegacione me të rinj që udhëtonin në Perëndim. Disa prej tyre, nuk ktheheshin pas.

“Më shumë është parë si ndofta një tip biznesi”, u shpreh deputeti Koçi.

“Afera e madhe që kanë bërë ka qenë me viza, shkonin në ambasada me dëng, thonin i kemi të besuar të Partisë, me firma e vula. Po të vesh në ambasada, se di sa kohë ruhen në arkiva të shohësh kërkesat e bëra nga Meta dhe Kryemadhi për viza në emrin e asaj që janë të partisë sonë etj, janë marrë aq shumë e përkundrejt shumave të mëdha”, tha avokat Idajet Beqiri.

30 Komente

  1. T
    Ti dijn Shqiptaret Krimet e Familjeve Kriminale sa

    Sonte ngrihet me cte kene me vete dhe shojn e i coptojne pasi ti ken ven flaken Vilave te Lalzit e marrin zvarre kufomat e Bandes se Djallit qe Vodhi e Shkaterroj Shqiperine . Dhe nqs nuk behet nji gje e tille Shembull per Bandat e Politikes , ky popull do vazhdoje e te jetoje ne mjerim e skllaverohet perjtesishte .

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cepanisti

      Vlen dhe per vilajetet e Surrelit ky parimi jot?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Gaze e mbushur me shpifje. Meta duhet te hapi nje padi penale kunder kesaj gazete pacavure qe boton vetem shpifje . Pse genjeni mor shpifesa te ndyre , apo ngaqe Meta dhe Kryemadhi po ju diskretiojne kete hajdutin Kryeminister dhe qeverine e tij hajdute , me te cilin vidhni te gjithe ju shpifesat parate e taksave te Shqiptareve

        Përgjigjjuni
        1. F
          FCB

          Po e ke kabim o Mondo na Tropoja, Po qe se o çpifje, kto i ka bo i pari baba jot i shpirtit, Salehu, se ay qe i pari qy i tha Likes, vllait tat, "Ilir Floriri". Mondo, rri shtremt, por pirth drejt.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Roajmondi i leshit. Je krejtesisht i pa informuar me sa duket. Ai, frymezuesi yt, non grata Sali e ka thene kete fakt disa here. Kur merr mundimin te besh komente beju pak serioz se te marrin njerezit per koqe. Me sa kuptohet ti vetem si debil del ne te gjitha komentet e te tjeret menodojneqe kush eshte ky idiot ndoshta eshte Zeni ose dhe Metaj dora vete.

            Përgjigjjuni
          2. I
            Ilir

            O qiupianist.Ti i thu vilajet nje bunkeri? Hapi syte o i mjerre dhe shif kush ka vila ne Lalez, bregdet etj. Aq te trashe ta kane vene shamine tek syte sa nuk i sheh pallatet tek ish klubi Partizani?

            Përgjigjjuni
          3. C
            Communist Republic Islamic Banana Albaniston

            Si qesh me ju fytyra Like Floriri, shoku, miku i Edvin Rames me kompani …. Lol - Hani mun hani, vete i zgjidhni i beni heronj dhe tani i beni fleterrufe ne Zerin e popullit, pis bageti milet anadollak nen Rahman Ramazanin…

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunistiqi Partiqiu Gre Qi

              Po boll a rrot kari se te ka qire papuja mendjen para e mbrapa. Ik tani se vajti ora 3 dhe ke per tja marre ne goje Janakit.

              Përgjigjjuni
            2. k
              k

              Shqipëria atdheu i të keqes dhe degjeneratave ekzistenciale. Këmbët e shpejta,faqja e bardhë,kush mundet.

              Përgjigjjuni
            3. N
              Nari

              Bo bo sa i shpifur,te vjen per te vjelle kur e shef ! Si ka mundesi qe kjo familje mafioze ka me shume se 25 vjet qe ben ligjin ne kete vend,duke e shkelur kete popull me kembe ?! Me e bukura eshte se kerkon te sundoje akoma,duke thene se jemi e ardhmja !!!

              Përgjigjjuni
              1. t
                tetovari2

                Edhe mua më vjen me vjellë kur shoh se sa popull injorant jemi! Mirë na e bëjnë,nuk meritojmë më mirë!!!!!!!!!!!!!.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bureto

                Nje nga dyqanet e floririt dhe bizhuve, qe ndodhet as 100 metra nga qendra e Prages, e kam vizituar edhe vete në vitin 2002. Administrohej nga nje shqiptare, babai i se ciles ka qene dikur diplomat atje. Si shqiptare, mike e nje anetare te grupit tone, na sherbeu si shoqeruese ato dite qe qendruam atje. Kjo thjesht sa per vertetesi per çka thote avokati. Po sa e sa deshmi te tjera mund te kete per aferat korruptive te ish apo pushtetareve tane? E pra, kjo eshte detyra e 'Drejteise se Re' qe mezi e pritem, por rrezik do vdesim pa e pare efektin e saj. "Çelsi i arte" i saj per te hapur dyert drejt drejtesise do duhet te jete ai me emrin "Ndiq parane!", por mesa duket per drejtesine tone, ate çels i cili mesa duket u djeg duart, nuk duan ta perdorin.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gardisti i vjetër

                  Shkrimi i avokatit është shumë afër realitetit . Krahas të tjerave mua më bën përshtypje fakti i vdekjes së dy badigardëve të ish kryeministrit , që të dy skraparlinj dhe të besuar të tij . Unë kur i kam parë në vorrezat e Sharrës jam çuditur , pasi ata kanë qenë jo vetëm të rinj por edhe shumë të fortë . Ndoshta avokati ka informacin të saktë për vdekjen e tyre dhe për mua është i besueshëm .

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xyxyxy

                    Prit drejtesi, prit se ka me ardh. Drejtesia merret me fakte, jo me llafe. Metes as dua ti me shikoje fytyren. Kur ishte president donit ta shkarkonit dhe ta arrestonit. Ja ku e keni. Nje brime ne uji. Jemi popull qe nuk s'rrojme dot pa genjeshtra dhe pa urrejtje.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rita Mema

                      O mimo o llapazan po Pse Shpifni deri diku Ju besoja por tani Jen duke Shpifur e genjyer me Galloband turp sa per vaj zen e diplomarti te ndjere Qazim Tepshit ka qene Shitese turp turp kur te flebo flisni me me fakte jo car degjo no o injorant ti qe genjen hajde bej nje vizite ne Prage e ta Tregoj une kush jane Shqiptaret me zotni e biznezmen ne Prage me djerse po ke burrerrine dil e ballafaqohemi se ama te trembet duro fare po si fare fare kemi kurajon jemi te ndershem e punetore boll thone te qe na jo te paqena hajde i ne Prage se kemi nje 20 Shqiptare te punesuar mi ne mes te Prages e d’iPadOS jush jane pronare turp turp Mos shpifni e rendono njerez qe jemi me ndershmeri e pune tore ne Prage

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rita Memo

                        Shkruajta e se publico ì me serioz o Idajet por kam respekt per Ty e gruan tende por ti sa dole nga burgu une kisha nje kafe tek Tirana e re e ti kaloje e asnje ste fliste e gjithe frike e ne te therisnim per kafe me kenaqesi e ti svi je se skishe besim por do te kisha Lutur na I trego ato emra se na duhen por Mos shpif se ata qe jane ne Prage me dyqane floriri jane me djersen e ballit po ke kurajo fol e tergo jo Shpif se e kemi burrerine se ne kemi edhe restorante te ftojme dhe jemi krenar dhe krenaria e Shqiptarise se punesojme shqiptare dhe mbajme disa familje me ndershmerine me te madhe hajde te na vizitosh te presim dhe na shiko e njih si punoje si qen me ndershmeri o njerez te lig Prandaj sbehet ky vend nga njerez te lig Ju te mbyrreni me ne e jo te flisni shpifje e genjeshtra

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tata luigji

                        Kam thene familjen Berisha dhe Metaj REFERENDUM per djegjen e tyre ne furra zifti Kaq pastaj pronat i marrim vete pa luftata

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RETROSPEKTIVE

                          Kur Sali Berisha deklaroi se ne tunelet e Krrabes eshte vjedhur Ar, ishte Erion Brace qe ne emer te grupit te deputeteve te PS deklaroi "Ne Krrabe ka Qymyr e jo Ar"...(si duket Ilir Meta e paska vjedhur ate Ar pasi shpalli opozite me Ramen diten kur ka dale nga Presidenca)

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Silda ki

                            Na mbyten fshataret e pa gdhendur.E etoetstmereshme,nuk I dinim keto te rretheve qepaskan qene kaqinjorante,te pa gdhendur.Pleh

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Silda ki

                              Na mbyten fshataret e pa gdhendur.E etoetstmereshme,nuk I dinim keto te rretheve qepaskan qene kaqinjorante,te pa gdhendur.Pleh

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatmirosvski

                                Like floriri.lulbrava,alibasha ,don Duka i krimitNdoka i rezervave te punes, mona banjove te micave te luksi ,tere sebashku nongrata nga Shba,a ka me idjott qe i beson!?

                                Përgjigjjuni
                                1. h
                                  hani mut por mos hani shume se te ben zullum

                                  Ajo e famshmja Dosja e "Spiunit I.M." u shfry si kamerdare e shqyer - Ilir Meta u regjistrua ne zgjedhje si Kryetar Partie ndonese u sajua nje Ligj qe ndalonte ish-Spiunet e Sigurimit te ishin te tille. Tani kthejuni avazit te vjeter te atij "Thesarit" ngaqe u doli Bllof rrena e Spiune.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironci

                                    Ke shume te drejte or mik. Te gjitha keto fije me sa duket i luan Rama. Ai i tremb keto mortje dhe ai i mbron perseri se jane llum nga i njejti mocal. Keto gjera ndoshta hyjne ne rrjedhen normale kur PD e vules te merret seriozisht dhe te votohet.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. B
                                    BANKIERI

                                    280 Kilogram Ar sot kane vleren e: U.S. dollars (USD) 17,917,817 Euros (EUR) 16,416,068 Llogarite qe ka 25 vjet qe i ka hedhur ne biznes dhe minimalisht i ka 10 fishuar. Te na beje mire persheshi me qumesht!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Olleshi

                                      Hengri ujku 28 dele pun e madhe Her SALIU her FATOSI . EDI E ILIRI KA JEMI 3 MILION SHYQYR ZOTIT

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        bill isufi

                                        Kastriot kaci ndjes past njeri i mire

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Delenxhiu

                                          Kafshe, surrat Sqepari ( Skrapari ).

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Indinjata kaloi kufirin !!!!!!

                                            Ne rradhe te pare vlen per te falenderuar Z. IDAJET BEQIRI , per kembe-nguljen e tij , si avokat me eksperience, qe e ndjek ceshtjen me qetesi , te bazuara tek deshmitaret....... NEVE SI POPULL JEMI PA MASE TE INDINJUAR, (SI KANE VEPRUAR KETA TE NDYRE POLETIKANE ME KETE POPULL , TE IZOLUAR DYZET E PESE VJET NGA SISTEMI I MEPARSHEM .... DHE NA E BENE AKOMA ME TE VESHTIR TE SOTMEN) KETA TRADHETARE ; NA KANE ABUZUAR , SHFRYTEZUAR, VJEDHUR, VRARE , TRADHETUAR , SHITUR etj.etj. ASNJERI PREJ TYRE NUK U DENUA!!! KUR DO TA MBROJE "DREJTESIA" KETE POPULL -------- ??? PERSE "SPAK" NUK VEPRON -----------??? Ata jane armiq te betuar te popullit , dhe kerkojne te vijne perseri ne pushtet !!! Keta nuk jane shqiptar, dhe nuk perfaqesojne kombin shqiptar ---- prandaj per neve shqiptaret indinjata kundrejt tyre e ka kaluar kufirin..... PERSHENDETJE Z. AVOKAT BEQIRI, SI GJITHMON FANATIK , NE MBROJTJE TE SE VERTETES.......JU FALENDEROJME.----------‐----'------------- TE SE VERTETES

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Indinjata kaloi kufirin !!!!!!

                                              Ne rradhe te pare vlen per te falenderuar Z. IDAJET BEQIRI , per kembe-nguljen e tij , si avokat me eksperience, qe e ndjek ceshtjen me qetesi , te bazuara tek deshmitaret....... NEVE SI POPULL JEMI PA MASE TE INDINJUAR, (SI KANE VEPRUAR KETA TE NDYRE POLETIKANE ME KETE POPULL , TE IZOLUAR DYZET E PESE VJET NGA SISTEMI I MEPARSHEM .... DHE NA E BENE AKOMA ME TE VESHTIR TE SOTMEN) KETA TRADHETARE ; NA KANE ABUZUAR , SHFRYTEZUAR, VJEDHUR, VRARE , TRADHETUAR , SHITUR etj.etj. ASNJERI PREJ TYRE NUK U DENUA!!! KUR DO TA MBROJE "DREJTESIA" KETE POPULL -------- ??? PERSE "SPAK" NUK VEPRON -----------??? Ata jane armiq te betuar te popullit , dhe kerkojne te vijne perseri ne pushtet !!! Keta nuk jane shqiptar, dhe nuk perfaqesojne kombin shqiptar ---- prandaj per neve shqiptaret indinjata kundrejt tyre e ka kaluar kufirin..... PERSHENDETJE Z. AVOKAT BEQIRI, SI GJITHMON FANATIK , NE MBROJTJE TE SE VERTETES.......JU FALENDEROJME.----------‐----'------------- TE SE VERTETES

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Indinjata kaloi kufirin !!!!!!

                                                Ne rradhe te pare vlen per te falenderuar Z. IDAJET BEQIRI , per kembe-nguljen e tij , si avokat me eksperience, qe e ndjek ceshtjen me qetesi , te bazuara tek deshmitaret....... NEVE SI POPULL JEMI PA MASE TE INDINJUAR, (SI KANE VEPRUAR KETA TE NDYRE POLETIKANE ME KETE POPULL , TE IZOLUAR DYZET E PESE VJET NGA SISTEMI I MEPARSHEM .... DHE NA E BENE AKOMA ME TE VESHTIR TE SOTMEN) KETA TRADHETARE ; NA KANE ABUZUAR , SHFRYTEZUAR, VJEDHUR, VRARE , TRADHETUAR , SHITUR etj.etj. ASNJERI PREJ TYRE NUK U DENUA!!! KUR DO TA MBROJE "DREJTESIA" KETE POPULL -------- ??? PERSE "SPAK" NUK VEPRON -----------??? Ata jane armiq te betuar te popullit , dhe kerkojne te vijne perseri ne pushtet !!! Keta nuk jane shqiptar, dhe nuk perfaqesojne kombin shqiptar ---- prandaj per neve shqiptaret indinjata kundrejt tyre e ka kaluar kufirin..... PERSHENDETJE Z. AVOKAT BEQIRI, SI GJITHMON FANATIK , NE MBROJTJE TE SE VERTETES.......JU FALENDEROJME.----------‐----'------------- TE SE VERTETES

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje