
Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko akuzon sa kryeministrin Edi Rama, dhe Sali Berishën e Ilir Metën.
Sipas tij, Të tre krerët e politikës në Shqipëri, janë bashkë, ashtu siç deklaronte dikur Lulzim Basha, duke i quajtur si “trekëndëshi i Bermudës”.
Në emisionin “Opinion”, Bejko tha se Berisha është ortak me socialistës, madje shtoi se familja e tij ka marrë plot 61 leje ndërtimi për pallate të larta në Tiranë.
“Jo vetëm vulën, do marrim edhe selinë. Selinë e kanë sot se i ndihmon Edi Rama. Edi Rama e ka shtetin, të shkojë aty dhe të lirojë selinë. Secili demokrat ka bërë zgjedhjen e tij. PD jemi ne! PD nuk është pronë e Sali Berishës.
PD është e amerikanëve, është e shqiptarëve. Sal Berisha të ndërtojë partinë e non-gratës. Është hera e parë në pluralizmin shqiptar që krijohet një mur i lartë rezistence nga Sali Berisha, dhe Sali Berisha nuk largohet nga partia.
Ata janë bashkë, ka 61 leje që ka marrë familja e non-gratës. Tregun ushqimor kush e ka? Unë e kam? Janë ortak bashkë”, tha ndër të tjera Bejko.
ky tipi flet sikur ka jetuar ne hene vitet e fundit ...po cdo fitosh ti o mavri ,ti e di dhe vete qe shanset i ke minimale ,pas zgjdhjeve keshtu si jane gjerat ju as parti sdo kete kuptim te keni me,jo se saliu eshte ndoje burre i mire por juve ju mund gjithe javen dhe dyfish ne fundjave .....
Ua ku eshte e degjuar kjo. Të shkoj kryeministri ti liroj selin? Po ju atje ishit pse ja latë Saliut apo dhe per kete Rama ka faj.Bejko kur sje i zoti ti të rregullosh problèmet ne « familjen tate» fajin e paska komshiu sipas teje . Ua Qeveria na qeka zyra e permbarimit . Sa të rojm do mesojm. Patjeter do të jetë lapsus se s’ka mundesi ta ngateroj me qeverin e dikurshme të Sales e xhozit qe i mernin njerzit prej zhelesh dhe i nxirnin jashte.
Ua more Roland nga Gjinokastra akoma se ke mesuar termin e malokeve te Saliut TOKE E XANUN ato kane pushtuar me dhune gjysmen e tokave te Shqiptareve ; nga Saranda ne Velipoje me bandat dhe me urdher te Sali Kermes , prandaj c'eshte nje Seli per Saliun. Edhe token ja ka kthyer Keltis Shkelze Kruja Berishe. Berisha me Ulajt , Mulajt Gecajt etj ska lene gje me toke e Djegun