Romina Kuko, sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, e zgjedhur së fundi edhe deputete e qarkut të Korçës, deklaroi për emisionin “Pa censurë” në RTSH se deputetët e ardhshëm e kanë marrë këshillën e parë nga kryetari i partisë, kryeministri Edi Rama.
Këtë muaj, PS-ja mbajti takimet e para të Akademisë Politike, ku deputetët e rinj morën eksperiencën nga më të vjetrit, ata që e kanë kaluar si përvojë.
“Mesazhi që kryeministri Rama na dha në leksionin e parë ishte ‘mos u bëni si Partia, por bëni Partinë si vetja juaj!’ Pra, mos u përpiqni të mbani statukuonë, sepse ne kemi nevojë të ecim me hapa përpara. Ky besoj është një angazhim serioz për të ripërtërirë dhe për të rigjeneruar radhët e PS-së. Tani jemi në një periudhë transformimesh të mëdha dhe patjetër nevojiten sytë e rinj dhe mendjet e reja të njerëzve pranë Partisë Socialiste,” tha znj. Kuko.
Znj. Kuko komentoi edhe një dokument jozyrtar të Komisionit Europian, që u është shpërndarë institucioneve për ecurinë e Shqipërisë në raport me dy kapitujt e negociatave, ku thuhet se mbikëqyrja e parlamentit ndaj qeverisë mbetet e dobët.
“Patjetër që lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia janë dy shtyllat kryesore me të cilat Shqipëria përfundimisht do të meritojë edhe anëtarësimin në Bashkimin Europian. Janë shtylla të cilat kërkojnë punë të vazhdueshme, por nuk mund të themi që krahasuar me raportet e mëparshme, këto shtylla nuk kanë pasur një avancim të jashtëzakonshëm. Unë do të doja të prisnim tetorin, kur të dalë sërish raporti i Komisionit Europian, i cili do të na japë temperaturën se deri ku janë reformat në Shqipëri. Mund t’ju them që në disa fusha realisht kemi shënuar një progres të mirë, por ky progres nuk është përfundimtar,” u shpreh Kuko.
E pyetur nga gazetarja Elona Meço mbi ndikimin që do të ketë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet te raporti i vetë Komisionit Europian për negociatat në muajin tetor, deputetja e ardhshme nuk u duk e shqetësuar.
“Edhe në raportin e Bashkimit Europian unë mendoj se do të kemi një set rekomandimesh që do t’i jepen Shqipërisë për të përmirësuar sistemin dhe për të demokratizuar më tej mënyrën si zhvillohen zgjedhjet,” nënvizoi ajo./rtsh
Kjo Romina eshte ajo qe qiu me dhune ambasadorin e BEse ne Tr ??
O zot po ta dini se kush eshte kjo...i rente zjarri atij parlamenti qe do te strehoj funderina si kjo ! Prisni kur ta beje ministre...se keshtu ja kerkojne ata qe ja sollen atij plehut !