Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, PD mobilizon militantët në protestë!

6 Janar 2025, 09:03Politika TEMA
Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, PD mobilizon militantët

Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pasi Apeli i GJKKO-së vendosi masën ''detyrim paraqitje'' për të  për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. 

Ndonëse kur Policia e Tiranës i shkoi në banesë t’i komunikojë zyrtarisht vendimin, Berisha nuk pranoi të firmosë marrjen në dijeni, ai u shpreh në një deklaratë për mediat se do ta respektojë masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Nëse Berisha do paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore, Adelajda Meta, siç vetë ai thotë, kjo do të ishte hera e parë që kryetari i PD paraqitet në SPAK në respektim të masës detyrim paraqitjeje, të njëjtën masë që më herët refuzoi ta zbatojë duke u izoluar më pas për 11 muaj në arrest shtëpie.

Ndërkohë, 30 miuta para seancës, Berisha ka mobilizuar militantët në një protestë para SPAK.

Paralelisht me paraqitjen e Berishës në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për dosjen e aferës 'Partizani', ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

 

5 Komente

  1. M
    Munika

    O shteti I pjerdhur Akoma do e llejosh kete vampir te shije e ta ndot me shume ket vend.?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parti kurve

      Fuck bastardeve berrishjane...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Plak shkerdhate

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deep Purple

          Futini nje hekur te nxehte ne mendere ketij shpellarit.Te urren gjithe Tirana o malok shkerdhat

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nua rroki

            Nje terrorist i till si non grata duhet te pushkatohet para SPAK nga nje skuader qe cdo plumb te shkoj ne objektiv,ky fashist ka vrare 400000 mij shqipetar qe ne 1992

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje