Paskal Milo: Simitis, politikani që e udhëhoqi Greqinë drejt modernizimit të saj

5 Janar 2025, 19:10Politika TEMA

 

Paskal Milo: Simitis, politikani që e udhëhoqi Greqinë drejt

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka vlerësuar ish-kryeministrin grek Kostas Simitis si një nga personalitetet më të shquara të viteve ’90, i cili udhëhoqi Greqinë drejt modernizimit.

Milo, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, theksoi sidomos rolin e Simitis gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, veçanërisht në lidhje me problemin e Kosovës.

“Sot, Greqia dhe politika greke humbën një personalitet shumë të shquar, Kostas Simitis, ish-kryeministër, një nga themeluesit dhe ish-kryetar i PASOK-ut. Ai ishte modeli i urtësisë politike dhe politikani që e udhëhoqi Greqinë drejt modernizimit të saj.

Kostas Simitis ishte një mik i çmuar i popullit shqiptar. Ai bëri më shumë se çdokush tjetër në historinë bashkëkohore të Greqisë për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. U tregua solidar me të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe ndihmoi mijëra prej tyre që u shpërngulën me dhunë në Shqipëri gjatë konfliktit të viteve 1998-1999,” deklaroi Milo.

Kostas Simitis, ish-kryeministri i Greqisë, u nda sot nga jeta në Athinë. Ai ishte pasuesi i liderit të famshëm të PASOK-ut, Andreas Papandreou, në parti dhe në qeveri.

Kostas Simitis shërbeu si kryeministër i Greqisë nga 22 janari 1996 deri më 10 mars 2004. Ai qëndroi aktiv në politikë deri në vitin 2009.

3 Komente

  1. .
    .....

    Grek i vdekur greke i mire.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdh pirdh o leshko.....

      Greqia dhe "modernja"...... hahahahaha.....500 miliard borxh.....Kisha ortodokse ben akoma ligjin ne ate bordello.......sherre me te gjithe fqinjt....pa asnje lloj arsye vetem e vetem e vetem tu plotsohen deshirat gjeo-politike debileve ne delir te Athines....thjesht nje problem ne kete Gadishull.....o leshko grekofile....

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fisxo

        Paskal MUT Milo filloi si Pandeli HALE Majko , tè njèjtèn GJË ! NA HËNGSH MUNÈ O Milo HAJDUTI , bashkë me GRABITQARIN Pandeli Majko DITËZIUN

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje