34-vite “Rilindje Demokratike”, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike

5 Janar 2025, 11:40Politika TEMA
34-vite “Rilindje Demokratike”, Basha: Liria e medias rrezikohet nga

Në 34-vjetorin e krijimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, vlerësoi guximin e gazetarëve dhe intelektualëve që sollën fjalën e lirë në Shqipëri, duke hapur një epokë të re për demokracinë dhe shtypin e pavarur.

Në postimin e tij, Basha shpreh shqetësimin për sfidat e lirisë së medias në vend, kërcënimet ndaj gazetarëve, autocensurën dhe mungesën e transparencës nga institucionet.

“Kujtojmë sot domosdoshmërinë e mediave të pavarura për mbrojtjen e së vërtetës, interesit publik dhe të ardhmes demokratike të Shqipërisë” – thotë Basha, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në informimin e pavarur.

Postimi i plotë i Bashës:

5 Janari shënon 34 vjet nga dita kur “Rilindja Demokratike” solli për herë të parë fjalën e lirë në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për demokracinë dhe shtypin e pavarur. Guximi i gazetarëve dhe intelektualëve të asaj kohe mbetet një frymëzim për të gjithë ata që edhe sot besojnë se media e lirë është shtylla e një shoqërie demokratike.

Ndërkohë, liria dhe pluralizmi i medias në vendin tonë rrezikohet: nga mungesa e sigurisë për gazetarët, kërcënimet e pavarësisë editoriale, presionet politike dhe ekonomike, autocensura, deri te mbyllja e dyerve për transparencë nga institucionet. Por, pa një shtyp të pavarur, nuk mund të ketë demokraci funksionale as zhvillim të qëndrueshëm.

Në këtë 34 vjetor të Rilindjes Demokratike, u shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për ta bërë këtë media një tribunë të fjalës së lirë, por edhe gjithë gazetarëve dhe redaksive që vazhdojnë të qëndrojnë në llogore të informimit të pavarur, në shërbim të interesit publik.

Le të jetë kjo ditë një kujtesë e rëndësishme për domosdoshmërinë e mediave të pavarura në mbrojtjen e së vërtetës, interesit publik dhe të ardhmes demokratike të Shqipërisë.

6 Komente

  1. A
    Argita, per nje koqe morre ne qafe PD

    Vertet qe eshte kaq shume idiot ky Luli, qe 7x7=42 ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po cfar i nxirrni keto bajga , ky ska tru do te na japi lesione, ik o llullush se je njeriu me antipatik ne shqiperi .7×7 =42 kriminel

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loran

        O kok loqe krraben do kapesh e ti ...

        Përgjigjjuni
        1. u
          une

          Ky kujton se eshte akoma ne autobuz. Zgjohu Luli se te ka ikur autobuzi me gjithe pasagjer. Ke ngel vetem me gjithe atlantikasit e tu qe numerohen me gishtat e njeres dore. He te keqen shko e meso sa bejne 2 x 2 se 7 x 7 eshte shume e veshtire.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Argita e zemëruar

            Ik o karrrrrr

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhulio

              Bashë, ti nuk je njeri i keq, ti punove me njeri të keq, dhe ai akoma më i keq, të nxorri ty shum keq. Po të kishe punuar, kështu si flet, do kishe pasur gjith mbështetjen popullore. Por ato që të hiqeshin si miq, deri tek fari balliu me djalin, që binin përmbys duke të lartesuar, mbrapa pas shkarjes tuaj nga posti, u blnë armiq të betuar. Gjithësesi, koha do tregojë se ishe i dobishëm, por njerez primitivë nga trutë dhe shpirti, shesin jo ty vetlm, por dhe nënln e tyre, ku e kan shitur, sepse kan harruar që në vitet e berishës, një gazetar rrëmbehej, dhe nuk ju gjenden eshtrat për njl varr, harrojnë se rrëmbehej femra, motra, gruaja dhe dergoheshin si furnizim i mishit të bardhë, nëpër semaforë. Ata që harrojnë këtë kohë, do ti shkonte msllkimi, ju raftë ju tek të dashurit tuaj, fatkeqesia jonë, plr të kuptuar, qe ti thërrasin mëndjes, se berisha është mallkim i të gjithave atyre njerezve ql humbln njerëzit e tyre të dashur.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje