Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD

4 Janar 2025, 18:42Politika TEMA
Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka

Nga Ylli Pata

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që i dha Sali Berishës një masë fillestare sigurie, siç është detyrimi në paraqitje, nisi variacioni mbi temën, duke e trajtuar çështjen politikisht.

Përveç mbështetësve të Sali Berishës, të cilët normalisht janë në një linjë, jo thjesht kundër vendimit, por po linçojnë gjyqtarin, ka një qëndrim edhe nga ata që e quajnë veten “të moderuar”.

Sipas tyre, janë mediat e majta që kërkojnë burg për Sali Berishën, kur kjo nuk është normale për një shef opozite.

I gjithë ky narracion nuk qëndron, pasi kemi të bëjmë me një standard krejt të njohur e që ka krijuar precedent të qartë, në të gjithë ata vende ku drejtësia e ka mundësinë dhe fuqinë të hetojë njerëzit me pushtet.

Sali Berisha nuk është i akuzuar si lider i opozitës, pasi bëhet fjalë për një çështje krejt të qartë e konkrete. Për të cilën çdo homolog i Sali Berishës në Perëndim, jo thjesht do të ishte i kryqëzuar nga opinioni publik, por do të ishte distancuar çdo politikan i partisë së tij.

Dosja Partizani, për të cilën mjaft njerëz pranë mazhorancës, madje edhe vetë Edi Rama e kanë quajtur “gjyq për kafe”, krahasuar me akuzat e tjera, është një rast shumë flagrant.

Klubi Sportiv Partizani ka qenë një pronë shtetërore deri në vitin 2008. Trualli ku ndodhej klubi i Futbollit, përveçse ishte një klub futbolli, edhe i sporteve të tjera, ishte një hapësirë e madhe me mjedise sportive, ku shumë të rinj e fëmijë ushtronin sporte të ndryshme.

Deri në vitin 2008, asnjë kryeministër i Shqipërisë, nuk ka pasur guximin për të prishur territoret sportive në vend, e për t’ja dhënë ca personave, që ata të ndërtonin kulla për ndrtim, bare, restorante, garazhe apo edhe gomisteri e markete.

Ndërkohë, Sali Berisha, kur ishte kryeministër, vendosi që të tjetërsojë pronën publike të një mjedisi sportiv dhe t’ja japë një grupi njerëzish, ku në krye qëndronte dhëndri i tij. Dhe këtë e bëri me vendim qeverie, por edhe me ndryshimin e disa ligjeve në Kuvend, që tua mundësojë lirisht ndryshimin e përdorimit të territorit, jo si terren sportiv por si truall për të ndërtuar kulla. Pas ndërtimit të kullave, atje rezultoi si pronari më i madh dhëndri, përkatësisht i shoqi i vajzës, përkatësisht familja e Sali Berishës.

Përveç konfliktit të interesit dhe dhënies së truallit shtetëror familjes së tij, Sali Berisha dhe dhëndri i tij janë nën akuzë edhe për origjinën e parave që kanë ndërtuar kullat dhe përdorimin e parave të përfituara që kanë rezultuar në blerje asetesh në disa vende të Europës etj etj.

Ky është një rast, që nuk ka lidhje fare me gallatën që Sali Berisha kërkon ta krahasojë veten me Donald Trump. Presidenti i zgjedhur i SHBA, akuzohet për vepra krejt minore dhe që po i përballon një nga një para drejtësisë, madje edhe duke u paraqitur në burg, ku bëri foton e famshme me nerva.

Donald Trump është një nga ndërtuesit më të mëdhenj në botë, ka qenë edhe president i vendit më të fuqishëm në botë me kompetenca të mëdha për 4 vjet. Por nuk i ka dhënë dhëndrit të vet asnjë aset publik, edhe pse Jaredi, bashkëshorti i Ivankës është një biznesmen prej kohësh.

Gjithsesi, Sali Berisha, është nën akuzë si person fizik së bashku me familjarët e vet. Askush nuk e ka akuzuar atë si shef i opozitës. Në një vend normal, një drejtues politik i rëndësishëm si Sali Berisha, jep dorëheqjen, përballet me akuzat ndaj tij, e nëse fiton pafajësinë rikthehet edhe më i fortë në krye të partisë. Gjatë kohës që përballet me drejtësinë, zgjidhet një lider i ri, duke e lënë kështu opozitën të lirë të merret me misionin e saj politik për të fituar zgjedhjet.

Sado insistojnë njerëzit e Berishës në publik, nëse sot opozita do të kishte një lider qoftë edhe provizor deri në mbarimin e procesit, edhe ata do të ishin më të lirë që të trajtojnë argumente politike.

Vetë doktori dhe avokatët e tij, mund të mbanin non stop konferenca për shtyp për çështjen e Klubit Partizani, deri në përfundim të procesit.

Ajo çfarë ndodh tani është se Sali Berisha e ka marrë peng PD-në, që të shërbejë si avokate e rastit Partizani. Por jo avokate juridike apo një shpjeguese e rastit dhe të zbërthejë akuzat e dosjes së SPAK.

E përdor si avokate politike, për t’i rënë gozhdës në një vrimë, e cila është aq e hapur ku gozhda hyn e del e nuk qëndron.

Këtë e ka kuptuar shumica e opinionit publik në Shqipëri, që i jep aq mbështetje të dobët Sali Berishës, por edhe shumë politikanë të “vjetër” e të “rinj” të opozitës aktuale, q kanë zjedhur një rrugë të ndryshme me doktorin.

I cili, siç dihej, e donte vulën dhe selinë, madje edhe deputetët për të qenë një bunker i çështjeve penale ndaj tij. Ku siç dihet “Partizani” nuk është e vetmja.

Megjithatë ky është një realitet që nuk ndryshohet tashmë; por edhe këtu ka një rrugë që Berisha të jetë si Trump. Le të fitojë shumicën e votave popullore këtu edhe në diasporë e shumicën e Parlamentit. Më pas të bëjë ç’të dojë, siç ka thënë me Skapin, Edi Ramën e të gjithë prokurorë e gjyqtarë. Por a do t’i fitojë dot? Frika e doktorit është se do të humbë edhe më shumë se në 2023-shin. Madje pikërisht prej frikës se nëse vjen në pushtet ai do të rrëzojë SPAK-un. Kaq e thjeshtë!

12 Komente

  1. D
    Demokrati i zhgenjyer

    SALI MUT BERISHA KA QENE E DO TE NGELET ARMIKU ME I MADH I SHQIPERISE E SHQIPTARVE KETE NUK KA BUDALLA QE NUK E KUPTON ME PERJASHTIM TE DISA IDIOTAVE NE DHJERTORE . CESHTJA QE SOT AKUZOHET ESHTE ME MINORJA E KETU KA CA TE DREJTEQE E SULMON DUMANIN KUR AI SI PERSON PO EDHE FAMILJE KA NE KURRIZ JETE NJERZISH TE MARRA PADREJTESISHT . SOT KY KRIMINEL MORI GUXIMIIN TA QUAJE VEHTEN TE BARABARTE ME PRESIDENTIN E SHBA DONALD TRAMP . NE ATE ORGANIZATE KRIMINALE QE QENI SALI DREJTON KA PLOT TE TJERE SIDOMOS ATA QE PERKRAHIN ME SHUME QE DUHET TE SHKOJNE PRAPA HEKURAVE PO SOT PER SOT ESHTE KY MASKARA QE DUHET TE VARET I PARI .SE KUSH EDHTE SALI BESRISHA NUK NJERI QE NUK E DIN , KETE E DI ME MIRE SE KUSHDO TJETER VETE QENI SALI PO KA GJETUR RRUGEN E SHMANGJEVE E TE ARYIFICAVE PER TA ZGJATUR SA ME SHUME PERBALLJEN ME DREJTESINE DERI SIPAS TIJ ZOTI DO JETE ME I SHPEJTE E DO E MARRI .KETO NARRATIVA TE KETIJ QENI JANE THIRRJE PER SPAKUN E GJKKO QE TE MBLEDHIN MENDJEN BOLL E TOLERUAN DHE E PERKEDHELEN PO NE MENYRE URGJENTE SA ME PARE DUHET QE TA IZOLOJNE E TA NXJERRIN PARA TOGAVE TE ZEZA E TI JAPIN DENIMIN E MERITUAR KETIJ KRIMINELI QE NUK KA LENE GJE PA JA BERE KETIJ POPULLI .

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Të shkosh pas një fshatari non grata universal,duhet të jesh QORR ose ME TË META TË THEKSUARA MENDORE.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tradita

      ju ju mposht Sali BERISHA sepse jeni mashtrues. 1. klubi Prtizani dhe Dinamo ishin strehe a pasqrdhesve te nomenklatures komuniste. 2004 filloj privtizimi nga qveria Nano * thjesht e donin per vete> kete e dine edhe bufi *jo Ylli# destinacinin e nderroj EDI Rama KRYETAR BASHKIE/ Ne keto kushte asnje gjykate ne bote nuk do ta merrte Berishen te pandehur. Vendime qeverije per te gjithe ish pronaret. LIGJ PE RSPORTIN PER TE GJITHA TERRENET SPORTIVE.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malokët janë rrota kari

        "Tradita". Të ka dhjerë Saleh serbi sot në gojë apo akoma?

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtesia e vonuar

        Berisha kete huq ka dhe nuk heq dore me . Ai eshte uzurpues dhe percaresi me i madh i PD, vrasesi i shqiptareve dhe demokracise, hajduti i pronave te shqiptareve, i korruptuari me i madh i shekullit, krijuesi i oborrit mbreteror, autori i futjes se vjedhjes se votave, krimineli ne hije i vagabondazhit dhe cdo te lige qe behet ne kete vend, ndaj me te nuk duhet luajtur si macja me miun. Ai nuk bindet per asgje dhe nuk pranon asnje nen te drejtersise, e vertete per te eshte vetem ajo qe eshte ne favor te tij. Mbylleni brenda dhe le te lehe pas hekurave si kone zgjebose, sic ben tani Ilir MMeta , i cili "e thyente Dumanin ne mes!"

        Përgjigjjuni
        1. a
          aspaho

          Dhiz iz ë mirakëll of fridëm.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Old

            Sali Berisha është një monster, I ligu I dheut!. Po dënojeni për ato gjëma që ka bërë jo për gomarlleqe. Çështja e klubit Partizani është si gjyqi i kafeve të Nexhmijes, me këtë logjikë i bie që Ramen për vendimet fap-fap që firmos duhet ta varin në litar... Jam i revoltuar që krimineli te akuzohet për gudulisje....

            Përgjigjjuni
            1. X
              X-15

              Sali penxherja

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mjeranet

                Sapo te dale nje titull “Bombe” kunder Berishes menjehere dihet autori. Me siguri do jete ose LAPORDHAJA , PATA , FRROKU apo SPAHIU. Dhe si gjitbmone mbreti mbetet MERUA qe merr buken e PERDITESHME nga LINÇIMI I Doktorit.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Nje Kar me k te madhe ky patoku bythelepires i pushtetit te hajnave te ripjelljes.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Artani

                    Mortja non grata u be ferre ne kembet tona. Let te hedhim ne plehra kete qelbesire me 11 Maj pavaresisht se e perkrah Edi Rama. Pas kesaj do te merremi me te pafytyrin Edvin, ta heqim dhe at te korruptuar dhe ti shkruajme te gjithe ne me peticion Departamentit te Shtetit te SHBA qe ta shpallin non grata dhe ata. Nuk ka pse i lejojme keta plehra te luajne me ne.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi

                      Eshte ceshtje perceptimi - per llojin e Patave te oborrit kryeministrise, opozite eshte vetem ajo qe emeron si te tille Qeveria por kurrsesi ajo qe i ben opozite qeverise!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje