
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në listat e Edi Ramës për 11 Majin! 4 muaj para zgjedhjeve socialistët me eksperiencë kuvendore “kërcënohen” nga gara e brendshme në listat e hapura si dhe nga prurjet e reja nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.
Deputetët duket se kanë ende punë për të fituar besimin e shefit politik për të zënë vend në listat e Edi Ramës në kërkim të mandatit të katërt, një fazë që ministrat e kabinetit të Kryeministrit e kanë kaluar.
A2 CNN ka mësuar se 14 nga 17 anëtarët e tij janë “punësuar” në zonat e caktuara elektorale. Madje 6 prej tyre kanë marrë përgjegjësi të mëdha, drejtimin politik të 5 qarqeve dhe zonën më të madhe elektorale, atë të diasporës.
Në Tiranë përqendrimi qeveritar është më i lartë pasi nën udhëheqejen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut do të shërbejnë edhe 4 kolegë të saj. Drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Shëndetësisë, Ekonomisë, dhe Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen kanë nisur punën në njësinë 8, 11, 6 dhe 5, transmeton A2 CNN.
Numri dy i qeverisë Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit, ka marrë me vete, duke e vendosur në Lushnje, ministrin e Financave, Petrit Malaj. Pirro Vëngu i Mbrojtjes dhe Anila e Denaj e Bujqësisë do të shërbejnë në Vlorë.
Dy ministra Shteti pa portofol do të kërkojnë votat për PS në Elbasan. Arbjan Manzniku si drejtues Politik i qarkut, ndërsa Bora Muzhaqi e vendosur në zonën e Librazhdit.
Ministri i Drejtësisë do të vijojë të jetë në krye të ekipit politik në Lezhë, ashtu si Mirela Kumbaro në Gjirokastër.
Taulant Balla i marrëdhënieve me Parlamentin do të menaxhojë zonën më të re dhe më të madhe elektorale, atë të shqiptarëve jashtë vendit. Por në ndryshim nga 12 qarqet, Diaspora nuk do të ketë listë fizike kandidatësh, shkruan A2 CNN. Nga forumet e larta drejtuese kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar që Balla është deputet i sigurt. Por mbetet dilemë nëse Balla pas largimit nga Fieri, do të jetë në listën e Elbasanit apo jo.
Tre ministra kanë mbetur pa territor, Adea Pirdeni, Majlinda Dhuka dhe Ervin Hoxha. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka patur “oferta” politike në Tiranë, por gjithashtu nuk përjashtohet vendlindja e tij, Gjirokastra. (A2 Televizion)
Aman mos i lini pa i kandiduar ministrat, se deri tani nuk i njeh askush, e ndoshta behen te njohur. Apo nuk jane te mire deputetet qe i rrine elektoratit tek koka cdo dite. Le te bejne qef e te shtojne pasurine e tyre, se nga ata populli nuk ka pare hajer. Ministra e dputete shtojne pasurine e lluksin e tyre, kurse popullit i shtohet fukaralleku.
Miniatrja e aesimit eshte dashi me kembore qe eshte ne cdo liste . Kete vend e ka te sigurte. Kjo vjen qysh se shpertheu afera e sterizizimit ku i gjati eshte i przier bythe e krye.
Po ate kok katrorin at hajdutin e qelbet ate vemjen Topi a Gopi si e ka ai a do e kandidoj prap
Po Like kari TOPI vemje a do I ngjitet prap si muti mbas kepuces Rames
Sa do te forte te jene min e Rames, punen me kryesore e ben vete KM! Nje ndihme te madhe Edit i jep Sala, Si nuk iken ky njeri?
Te gjith plehrat nga te dya partit e medha vetem per bythen e tyre mendojne,si te ven emrin ne liste ne vend te sigurt.Une per vehte nuk e jap voten
Popull dele Zgjedh një kar deputetet Kur duhet ti zgjedh populli
kam hallin e etjen xhafes w hoqen nga kavaja dhe e vendosen bari gjelash deti ne baldushk se ne kavaj nje derr muti beri qe mban ere akoma dhe pse ka 4 vite qe e zbrazi marmiten qelbesira