Berisha fshihet për 21 janarin! Po sikur t’ia dorëzojë SPAK-u fletëthirrjen gjatë seancës së Kuvendit?

14 Nëntor 2025, 13:30Politika TEMA
Berisha fshihet për 21 janarin! Po sikur t’ia dorëzojë

Sali Berisha sfidon edhe një herë institucionet e shtetit që aspiron ta drejtojë dhe, si një hajdut ordiner, fshihet nga Prokuroria që e ka ftuar për ta marrë në pyetje. Një arratisje që përbën provën e radhës të fajësisë së tij: sepse po të mos kishte asgjë për t’u frikësuar, do të ishte paraqitur vetë në SPAK për të dëshmuar pafajësinë e tij për masakrën e 21 janarit.

Berisha, përkundrazi, fshihet pas argumenteve formale për procedurat e njoftimit të fletëthirrjes së SPAK-ut, të cilën njerëzit e tij kanë urdhër ta refuzojnë. Një hile e provuar më parë nga Çlirim Gjata, për shembull, dhe pastaj nga Belind Këlliçi apo, më parë akoma, nga Lulzim Basha dhe shumë të tjerë “heronj” të PD-së, që mbrojtjen e tyre nuk e kryejnë në sallën e drejtësisë, por ia delegojnë rojeve të zyrave të tyre, të cilët sa herë vjen puna për të pranuar fletthirrjen, bëjnë sikur nuk i njohin.

Përballë banalitetit të kësaj teknike, që mund ta vonojë drejtësinë por nuk mund ta ndalojë atë, SPAK duhet të hartojë një strategji të re. Për shembull, të paraqitet në sallën e parlamentit gjatë zhvillimit të seancës dhe t’i dorëzojë personalisht Sali Berishës fletëthirrjen e tretë. I kapur nga postieri i SPAK-ut pas bankës së tij, përpara 139 deputetëve, ky ish-president dhe ish-kryeministër që njollos me sjelljen e tij postet e larta që ka mbajtur, nuk do të mund të thotë më “s’e dija për fletëthirrjen”.

Dhe SPAK ka një rast të jashtëzakonshëm për të treguar botërisht vendosmërinë dhe guximin e tij edhe përpara “gangove” të politikës. (c.b.)

7 Komente

  1. S
    Sheqerja

    Ta ruajne kur shkon ne banje te shurroj dhe ti zëne deren, o merr njoftimin o nuk te lëmë te dalesh legen.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rroku

      Ore a jeni kara a beni vete? Atehere sipas jush askush qe nuk i do trapi te firmose flete thirrje nuk merret forcerisht? Pse gjithe kjo temena procedurale nga edvin e kurve prokurorroria? Drejtesia ne shqiperi ka lindur e vdekur!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pesimisti

        I dashur Rroku. Procedurat jane metoda normale ne demokraci apo 'kapitalizem", sepse kane te bejne me te "drejtat e njeriut". Pra nuk eshte faji i procedurave, por eshte Sali Berisha, "kreshniku" i maleve te Vicidolit qe e mendon ndryshe boten dhe jeten. Ai e mendon se bota rrotullohet rreth tij dhe jeten e mendon si nje beteje qe ai qe vret me shume mbijeton. Me thene te verteten kjo psikollogji e tij ka dhene frute, qe ne kohen e shokut Enver, kur Saliu pinte shurren e Enverit, me vone ne kohen e shokur Ramiz, kur ai me rastin e detyres qe mori nga Ramizi, si kryetar i te 'djathtes' shqiptare per te shpetuar kokat si te Ramizit ashtu dhe te Sali komunistit vrases, e deri me sot qe vrau ne bulevard apo mbas ferrave...Ky eshte Sali primitivi qe qinte dhine e tij ne haurin e shtepise ne Vicidol dhe nuk ka si te jete ndryshe. E keja tek ne nuk eshte Saliu por jemi ne qe nje pjese e madhe e jona jane si Saliu...Pra nuk kemi shpetim dhe fati jone eshte ne rrezik....

        Përgjigjjuni
      2. M
        Media ROBQIRE

        Ju robqire te medias pse e nuk e shoqeroni me kamera ate qe con flete thirrjen per Saliun? Ta shohe gjithe bota se kush eshte edvin, DREJTESIA dhe salia???!! Apo kush ju le juve te filmoni gjera ne interes te mirefillte publik! E keni shitur bythen me kohe! Por po shitet bythen dhe koken ne traste do ta keni!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Edhe në parlament ka Mulin që nuk e lë postierin ti dorëzojë letër. Ky kupton vetëm forcën dhe ky është problemi. Shteti nuk ka bythë. Shpresojnë se mos sëmuret apo vdes dhe të harrojnë çdo gjë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Antisalehu

            Ja dhe dy qen te Salehut ky robqiri dhe Rrok baxhella që rrinë pas Salehut dhe kujton se e rruan njeri per komentet e ketyre qenve pa bisht. Mediat do vrapojnë pas keti krimineli që mendon se do shpetoi do i shkerdhehen edhe Gita, Zeni, Abi dhe gjithë ata që kanë grabitur e vrarë shpresën në Shqipëri

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pan Ndehu

              Kini parasysh që Saliu nuk thirret si i pandehur, prandaj nuk mund të arrestohet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje