Berisha i rikthehet Covidit: Vrau më shumë shqiptarë se Enver Hoxha

5 Maj 2024, 21:43Politika TEMA

Berisha i rikthehet Covidit: Vrau më shumë shqiptarë se Enver

Sali Berisha në fjalën e tij të përnatshme të mbajtur përpara simpantizantevë në ballkonin e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, i është rikthyer periudhës së Covid.

Berisha ka falësuar qeverinë për kohën e koronavirusit, por edhe në periudha të tjera, duke thënë se tirania e qeverisë ka vrarë më shumë shqiptarë se Enver Hoxha.

Sali Berisha: Tirania më e shëmtuar, më e pamëshirë, më e keqe që kanë përjetuar ndonjëherë shqiptarët është tirania e varfërisë nga vjedhjes nga qeveritarët

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen në të pakufishme. Përulem para jush me nderimin më të madh, qëndrestare dhe qëndrestarë, njerëz të guximit, mbrojtës të të vërtetave dhe kauzës së drejtë, të pamposhtur në këtë mision të madh për shoqërinë shqiptare, për kombin shqiptar.

Çdo shqiptar dhe shqiptare duhet ta dijë se aktualisht tirania më e shëmtuar, më e pamëshirë, më e keqe që kanë përjetuar ndonjëherë është tirania e varfërisë nga vjedhjet dhe plaçkitjet e qeveritarëve.

Diktatura staliniste më e egra që Europa njohur pas asaj të Hitlerit, diktatura e Enver Hoxhës, ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq mbi 7000 qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Dergji dhjetëra mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit.

Por tirania e vjedhjes, tirania e varfërimit nga vjedhja vetëm me Covidin, mori më shumë krahasuar me vendet e tjera, 10 mijë jetë. Në total 20 mijë, por 10 mijë më shumë në proporcion se në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e çdo vend në Europë.

Tirania e vjedhjes së taksave, pasurive publike merr jetë njerëzish çdo ditë për mungesë ilaçesh, pamundësi operacioni.

Mbasi sot për shkak të vjedhjeve, çdo qytetar shqiptar për të patur shërbimin shëndetësor, duhet të paguajë sipas Bankës Botërore, 60 për qind nga xhepi i tij.

6 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Bravo Sali se edhe nja dy tre fjalime si ky edhe Rama mbaroi...Na the ca gjëra që ne nuk i dinim dhe tani do marin bomba molotov dhe drurë e do i lëshojemi Edi Ramës se na mërziti.EEEEEEEEEEEE ORE MASKARA QË SLE GJIRIS PA TRAZUAR...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur bertet hajduti,kapeni hajdutin

      Ky na ben sikur ne kohen e tij nuk paguhej ne shendetesi.Gjithe ata spitale private,qe te masin koken me brisk lulezuan ne kohen e ketij krimineli.Kur gjen budallenj qe te ndjekin dhe degjojne brockulla cdo darke,pse mos te kakarisesh.Ne se ka vjedhje nga pushtetaret e sotem,ate e percakton drejtesia,qe eshte me e besueshme se ne kohen tende se monitorohet dhe financohet nga americanet.Ti jep llogari per zullumet qe bere ne kohen tende,duke I bere femijet e tu si sheike,vetem se ishin femijet e tu dhe boll me ate moralin e 30 m me shume,se dhe ata qe vijne cdo darke,jane te ndergjegjshem se eshte hipokrizi e neveritshme.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Ha mut ha!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doktor i preshit

          E vertete eshte kjo qe thua o Berishe ! Po tiranine ne Shqiperi e solle dhe e zhvillove me tej ti dhe serra jote . Shyqyr qe nuk ishe ti ne krye te qeverise ne periudhen e covidit , se rrezik qe shqiptaret te kishin perfunduar si italianet e Toskanes ne kohen e pandemise . Po e keqja me e madhe e asaj pandemie ishte qe te la ty gjalle .

          Përgjigjjuni
          1. e
            eli-tiv

            ....ka filluar te flasi per te vdekurit....e me te vdekurit..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Enveri nuk vrau , vran ligjet e shtetit shqiptar , gjysma kan qen kriminel e tradhtar , te tjeret ishin te vrar ne kufi dhe te denuar me vdekje nga ligjet shqiptare , dhe gjith e gjith nuk jan me shum se 1 mij te pushkatuar, ky bastardi 10 mij vet i vrau vetem ne 97 ten deri tani prej kti bastardi jan vrar me shum se ne luften e dyt botrore , ky vetem ne tropoj vrau 100 vet 30 ne gerdec dhe 4 me 21 janar dhe te ter kta ky bastard i ka vrar pa gjyq vetem per kapriço e per ti vjedhur , kujtojn kta kriminelet hajdutet dhe antishqiptaret sot se jan me te mir se Enver Hoxha , o felliqsia o plerat e mutit , ju jeni shum me te kqinj se ai .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje