Lulzim Basha në timon, tregon si u bë ministër Transporti

5 Maj 2024, 18:58Politika TEMA

Lulzim Basha në timon, tregon si u bë ministër Transporti

Në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin, kreu i PD, Lulzim Basha tregon si u bë Ministër Trasportesh. Ai gjithashtu treon se si lindi projekti për rrugën e Kombit, pengesat për ndërtimin e saj, nga mungesa e fondeve e deri të përpjekjet për ta ndalur ketë projekt nga aktorë të huaj, që nuk donin bashkimin kombëtar të shqiptarëve përmes infrastrukturës dhe fuqizimit të portit të Durrësit.

Deklarata

Jeta e politikës aktive do të fillonte me deputetë. Kur dhe një gjë që nuk doja, ishte të mos përfundoja në ministrinë e drejtësisë, pasi sapo kisha ardhur për 5 vite në derpartamentin e drejtësisë të UNMIK-ut. Puna e fundit që kisha bërë ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Dhe me thënë të drejtën isha bërë overdozë me çështjet e Ministrisë së Drejtësisë apo të ngjashme dhe nuk doja të merresha fare me atë çështje. Kur një ditë të bukur më merr Berisha në telefon, “ku je”, këtu i them, “eja pak më tha. Futem në zyrën e tij, te selia e vjetër, më thotë: “Lul do të shkosh në ministrinë e transporteve”. Ku?! - i thash. “Në ministrinë e Transporteve”. Çlidhja kam unë i thash me ministrinë e Transporteve?! Lul tha, aty ka shumë korrupsuion, ti je jurist, të luftosh korrupsionin. Që ishte në fakt edhe slogani kryesor i fushatës së 2005-ës. Takimi mbaroi për më pak se një minutë dhe unë u largova me dilemma të mëdha. Se nuk e dija çfarë ishin prokurimet publike, çfarë ishte thesari i shtetit, çfarë ishte studimi i fizibilitetit, çfarë ishin projektet inxhinierike. Pra në rafshin e infrastrukturës nuk kisha absolutisht asnjë informacion.

Kur punoja në Kosovë, më binte të udhëtoja 3, 4 herë në muaj nga Shqipëria në Kosovë dhe e kundërta. Në fillim i bia nga Maqedonia sepse ishte rruga më e mirë. Kur detyrohesha t’i bija nga Kukësi, në veçanti kur nisi lufta në Maqedoni, ishte një ferr i vëretë. Ideja e madhe që më ngrohu dhe më bëri të kuptojë si mision, pra ma ktheu nga një detyrë politike, normale anëtarë i kabinetit, ma ktheu në një mision personal dhe në një mundësi të jashtëzakonshme. Pra, rruga e Kombit ishte gjithçka në motivimin e parë. Dhe biseda e parë që kam bërë pas kësaj, kur u vendosën prioritet politike. Mos harroni në programin tonë që shpallëm para shqiptarëve në 2005-ën, kandidati për kryeministër atëherë, Berisha premtoi Milot-Rrëshen, si pjesë e rrugës së Kombit. Pra, rrugën e Kombit si prioritet, por brenda 4-vjeçarit të parë do të bëjmë Milot-Rëshen.

Që në prag të pavarësisë së Kosovës, ekzistonin barriera fizike. Male, vargmale të cilat vazhdonin ta mbanin izolimin në këmbë. Volumi i shkëmbimit ekonomik ishte minimal, ishte torturë për veturat që të kalonin nga Tirana në Prishtinë dhe nga Prishtina në Tiranë, e jo më për kamionët. Turizmi po kështu. Pra, ishin gjithë këto dimensione që e bënin rrugën e kombit shumë më shumë sesa një projekt të madh, strategjik, inxhinierik. Ishte një projekt gjeostrategjik. Dhe këtu, siç e shikoja unë, sigurist edhe me begraundin e dikujt që kishte punuar, jetuar në Kosovë, por dhe që kishte vetëdijen që gjysmën e familjes e kishte nga Kosova. Kështu e shikonin edhe ata që e përkrahën këtë projekt. Kështu e shikonin edhe ata që e kundërshtonin. Edhe kundërshtimet filluan të duken që në fillim, “jo s’keni para për ta bërë, jo duhet të rrisni borxhin, keni pengesë FMN, keni pengesë Bankën Botërore, rregulloni rrugën aktuale, mos mendoni për investime kapitale, mendoni për mirëmbajtjen e rrugëve. Ka prioritete të tjera Shqipëria”. Pse kjo rrugë Durrës-Kukës ishte pyetja më madhe se rruga e Kombit u quajt më vonë. Pyesnin edhe skeptik të shëndetshëm që donin të dinin çishte ky projekt, por edhe ata që kishin një objektiv të qartë për të penguar një korridor të drejtpërdrejtë transporti dhe një corridor ekonomik siç është ky, midis Tiranës dhe Prishtinës. Sikundër kishte të tjerë që lobonin që korridori kryesor i transportit në Kosovë të mbetej korridori 10, me fjalë të tjera Beograd-Nish-Selanik. Se fjala Durrës nuk është kot aty. Mund të kishim thënë Tiranë-Prishtinë, por është Durrës-Kukës. Ideja e kësaj rruge ishte të fuqizonim portin e Durrësit dhe përmes tij të rivendosnim Shqipërinë si një aktor të fuqishëm tregtar në bazenin mesdhetar.

Në podcastin e rradhës, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka folur edhe për akuzat që iu bënë për rrugën Durrës-Kukës. Ai flenderon të gjithë ata që u angazhuan në akuza të pabaza, pasi sipas tij “pa ndihmën e tyre ndoshta do ishte harruar roli im në ndërtimin e kësaj rruge”. Basha u shpreh se vendosja e traut në rrugën e Kombit është një hile e keqe që u bëhet qytetarëve dhe për këtë shprehu angazhimin e tij që një nga aktet e para si kryeministër do të jetë largimi i atij trau.

Kreu i PD gjithashtu fioli për korrupsionin qeveritar në vitet e vitet e fundit, që si pasojë ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve.

8 Komente

  1. f
    foshnja

    Keta palaco duhen hedhur ne koshin e plehrave. I vodhen dhe i vrane shqiptaret dhe tani bejne si heronj. Dhe vazhdojne te jene te lire dhe te tallen me njerezit

    Përgjigjjuni
    1. l
      lul bytha

      Minister i transportit dhe Minister i Jashtem ......me pas Kryetar i PDse per vite ....7 here 7 , 42...ky eshte dordoles fushash , po sa shpejt e haroj qe ishte pjese e makinerise vrasese te Sali Berishes ....thua qe nuk ishte ky qe dha urdher Gardes per te qelluar ....plere e paricikluar

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezua

        Nuk ja hedh dot ktij populli o lavire e politikës.do kesh kohe te refehesh kur te vije sahati

        Përgjigjjuni
        1. P
          Preshi I lushnjes

          lereni kete kar me syze te vetekenaqet

          Përgjigjjuni
          1. L
            Li

            I ka then njeri ketij qe eshte panxhar po jo nga ai per sheqer po nga ai qe han lopet. Sa antipatik qe eshte idioti.

            Përgjigjjuni
            1. p
              paemerr

              genjen sikur kendon....

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doda

                Ou po ky paska dhe patent

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Tamam..."gënjen sikur këndon...!". Po mirë bën, kur ka përballë gazetarë "pionerë", që nuk ia kanë haberin se ç'ka ndodhur me rrugën e "Kombit" që për shkak se aty "firuan" mbi 230 mln $, u quajt dhe vjedhja e shekullit". Unë nuk bëj pjesë në këta që e quajnë atë "vjedhje", por jam ndër ata si të Kontrollt të Lartë të Shtetit me kryetar Blerim Çelën apo Mustafa Kuçuku të dy të PD, inxhinierin prof. Arben Meçe ish deputet i PD, dhe plot oponentë të tjerë specialistë të fushës që renditën qysh nga zanafilla e projektit, 28 shkelje prceduriale dhe ligjore, ku më kryesori ishte ligji shqiptar i Prokurimeve Publike. Ishin të gjitha këto shkelje, për shkak të të cilave u llogarit dhe dëmi ekonomik prej 230 mln. $, dhe për të cilën Prokuroria e Përgjithshme ndërmorri ndjekje penale për Lulzim Bashën. Si ministër dhe deputet, dosjen përkatëse të hetuar dhe kopsitur, ajo e çoi në Gjykatën e Lartë, ku prokurori i çështjes Bujar Sheshi kishte kërkuar dy vjet burg. Tani dihet gjithë odiseja e asaj dosje, kur sa me manovra proceduriale e sa të shmangues së tij me raporte mjekësore, u tejkaluan afatet dhe çështja u pushua!!!!. Por shkeljet mbetën, dëmi u krye dhe për to nuk u ndëshkua njeri, ku i pari do duhej të ishte Lule Basha. Dhe si për ironi të fatit, mbasi e kreu këtë shërbim të parë ndaj tutorit të tij, sot "non grata", kudo më pas ku shkeli këmba e Lules dora e zgjatur e Sa-lehut, "biri" politik i tij, jreu dhe vepra të tjera më të rënda si "shitja e Detit" Greqisë në vitin 2009 dhe masakra e 21 janarit 2011, ku ky si ministër i Brendshëm e ndiqte atë ngjarje nga taraca e kryeministrisë, dhe kur shefi i tij komabdonte nga Zyra e tij!!!. Për këtë bëma të rënda të tij, me interes publik dhe mjaft sensitive, nuk u gjend koha nga gazetari i Podcast-it, që të bënte ndonjë pyetje, qoftë edhe sa për ta gudulusur pak, këtë "njeriun që qesh", edhe pa e gudulisur? Apo ashtu ishte skenari, se përndryshe podcasti nuk do bëhej dhe fatkeqësisht, nuk do ta kishim marrë dot vesh kurrë aftësinë e këtij "shoferi të tmerrshëm". Kjo po që na duhej ta dinim, se sa për të tjerat, varja!! Në fund të fundit, një "Guinplen" është dhe kaq!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje